Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kolarov fillon super misionin ne ndihme te Interit? “Ai po tenton me te gjitha menyrat te ndihmoje Marotten per…”

Kolarov fillon super misionin ne ndihme te Interit? “Ai po tenton me te gjitha menyrat te ndihmoje Marotten per…”
Inter Club Staff

Shume pak pune ne fushe, edhe per faj te ndonje demtimi, por me sa duket, Inter dhe Marotta i kane gjetur Kolarov nje pune tjeter, jashte fushes se lojes.

Aleksander Kolarov ka qene nje figure shume e rendesishme ne sezonin e shkuar tek Interi edhe pse ka veshur shume pak fanellen e Interit.

Ai ka zgjedhur te jete nje nga njerezit e rendesishem te dhomes se zhveshjes, ku me prezencen dhe keshillat e tij, ka ndihmuar jo pak lojtaret e rinj.

Por duket se serbi duke filluar qe nga vera, ka filluar te punoje edhe pak si ‘drejtor sportiv’ te skuadra zikalter duke pare ate qe ka ndodhur.

“Kolarov ka qene nje nga njerezit me te rendesishem ne tratativen me Edin Dzeko, ku ai ka folur shume ato dite me boshnjakun.”

“Ata te dy jane shoke te ngushte dhe Kolarov i ka thene goxha fjale te mira Dzeko per te zgjedhur menjehere nje transferim ne Milano.”

“Ka qene nje ndihme per Marotten dhe per Ausilion. Keshtu, ne kete moment, duket se Kolarov ka zbritur perseri ne kete fushe dhe ka filluar rekurtimin per nje lojtar tjeter.”

“Behet fjale per shokun e tij te kombetares, Kostic, me te cilin ai ka folur disa here dhe e ka ftuar te vije tek Interi.”

“Kostic nuk ka nevoje te bindet te vije tek Interi sepse ai e ka dashur gjithmone kete, por Kolarov me keshillat e tij po mundohet qe ta marre Kostic ne Milano per me pak, duke keshilluar lojtarin qe te gjeje menyren e duhur te ndahet me Eintracht duke bere qe Interi te mos paguaje shume. Me te vertete nje sjellje prej drejtori sportiv. Nderkohe qe luan pak, te pakten Kolarov e ka gjetur me cfare te merret…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.