Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 12, 2020

Scroll to top

Top

1,218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kombetaret, ja te gjithe te grumbulluarit zikalter: Ne liste edhe Campagnaro me…

Kombetaret, ja te gjithe te grumbulluarit zikalter: Ne liste edhe Campagnaro me…
Inter Club Staff

Jane dymbedhjete lojtaret zikalter te grumbulluar nga kombetaret respektive per ndeshjet kualifikuese te Boterorit dhe miqesoreve.

Ja detajet e grumbullimeve te tyre:

Andrea Ranocchia eshte grumbulluar nga Cesare Prandelli per dy miqesoret e Italise, te premten me date 15 ne “Meazza” kunder Gjermanise (20,45) e te henen me daten 18 ne stadiumin “Craven Cottage” ne Londer kunder Nigerise (21,00).

Saphir Taider dhe Ishak Belfodil jane grumbulluar per Algeria-Burkina Faso, ndeshje e vlefshme per kualifikueset e Boterorit, qe do te luhet ne “Stade Moustapha Tchakeril” te marten me date 19 ne oren 19,15.

Alvaro Pereira eshte grumbulluar per ndeshjen e dyfishte ndaj Jordanise e vlefshme per kualifikueset e Boterorit dhe qe do te luhen ne Amman (Amman International Stadium) te merkuren ne oren 13 dhe ne oren 16 shqiptare ne Montevideo ne stadiumin “Centenario” te merkuren me date 20 ne mesnate.

Mateo Kovacic do te jete i impenjuar me kombetaren Kroate ne dy ndeshjet kualifikuese ndaj Islandes, te premten me 15 ne Reykjavik (ne stadiumin Laugardalsvöllur) ne oren 20 dhe te marten ne oren 19 ne Zagreb (al Maksimir) ne oren 19,15.

Fredy Guarin eshte grumbulluar nga Colombia per dy ndeshje miqesore, ndaj Belgjikes ne Bruxelles (stadiumi Re Balduino) te enjten me date 14 ne oren 21 dhe kunder Hollandes ne Amsterdam (Amsterdam Arena) te marten me date 19 ne oren 20,30.

Rodrigo Palacio, Hugo Campagnaro dhe Ricardo Alvarez jane grumbulluar per dy ndeshje miqesore me Argjentinen: te premten me date 15 ne New York kunder Ecuadorit (ne oren 1 te nates ndersa me oren Shqiptare i bie 16:00) dhe te henen me date 18 ne Saint Louis kunder Bosnia (ne oren 4 te mengjesit qe i bie ne oren 19 me oren shqiptare).

Yuto Nagatomo do te jete i impenjuar me Japonine e tij te shtunen ndaj Hollandes me date 16 ne Genk (Cristal Arena) ne oren 13,15 dhe kunder Belgjikes te marten me date 19 ne oren 21 ne Bruxelles (stadio Re Balduino).

Gaby Mudingayi eshte grumbulluar nga Belgika per dy ndeshje miqesore, te enjten me date 14 kunder Kolumbise se Guarin dhe te marten me 19 kunder Japonise se Nagatomos, e do te luahen te dyja ne Bruxelles ne stadiumin Re Balduino ne oren 21.

Samir Handanovic do te jete i impenuar ne nje ndeshje miqesore, te marten me date 19 kunder Canada ne Celjie (Arena Petrol) ne oren 18.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.