Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

989 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kompania Imobilare ‘Proto Group’ – Modric ka blere shtepi afer Appianos: ja emaili qe e verteton

Kompania Imobilare ‘Proto Group’ – Modric ka blere shtepi afer Appianos: ja emaili qe e verteton
Inter Club Staff

Lajmet mbi Luka Modric dhe nje kalim te mundshem tek Interi vazhdojne te ekzistojne ne Itali dhe ore pas ore dalin edhe lajme te reja. 

Kjo faze tani eshte shume delikate dhe klubet nuk jane shprehur akoma zyrtarisht per qendrimet e tyre, por vetem mediat spanjolle dhe italiane po e bejne te gjithe lojen e kesaj tratative.

Pas pelqimit qe i beri ne instagram regjizori i mesfushes se Real Madrid postimit te Ivan Perisic, tashme lajm perben nje email i ardhur (e dokumentuar edhe me foto) ne redaksine e VareseNews.it, qe nuk para jep lajme nese nuk i ka te konfirmuara zakonisht edhe pse dyshimi ne periudhe merkatoje mbetet.

Ashtu si specifikohet ne shkrimin e tyre “burimi i lajmit, po e themi qe tani, nuk eshte nje burim zyrtar”.

Pra, nje punonjes i grupit Proto, qe drejtohet nga Alessandro Proto, ka derguar nje foto te email sipas tyre ne redaksine e VareseNews.

E ne kete email, Proto Group tregon se i ka gjetur shtepi Luka Modric ne provincen e Vareses, per te qene i sakte, ne zonen e Malnate, vetem dy hapa larg Appiano Gentile ku eshte edhe qendra stervitore e Interit qe tashme quhet Suning Sports Center”.

Ne email mund  te lexohet se “Luka Modric ka zgjedhur nje vile te mrekullueshme ne Malnate, province e Vareses, ku do te jetoje me familjen e tij ne aventuren e re tek Interi”.

Nderkohe jepen edhe detaje te tjera per vilen ku shkruhet se “shtrihet ne 500 metra katror, ka tre sallone, 5 dhoma gjumi dhe nje pishine te madhe si dhe eshte e ndertuar ne nje park 1200 meter katror.”

Te jete e vertete? Askush nuk e di, por si lajm mbetet shume i cuditshem. Mbase neser do te meret vesh dicka me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.