Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,246 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bookies – Ja sa shume eshte ulur koeficenti i transferimit te Modric tek Interi

Bookies –  Ja sa shume eshte ulur koeficenti i transferimit te Modric tek Interi
Inter Club Staff

Ka qene lajmi i dites dje jo vetem ne Itali por ne te gjithe Europen. 

Pas lajmit te FcInterNews.it, me pas kane filluar te gjitha mediat italiane dhe ato nderkombetare.

Gazzetta dhe Tuttosport ne Itali, por edhe As dhe Marca ne Spanje kane shkruar njezeri sot: Interi ka nje enderr, ajo quhet Luka Modric.

Edhe pse per momentin duket si dicka e pamundur, zerat se Interi e pelqen lojtarin dhe se nje tentative ka nisur ta beje, duket se nuk eshte e pavertete por perkundrazi. Ausilio eshte vene ne levizje per te pare marzhet e nje transferimi edhe pse e theksojme, gjithcka mbetet ne kufijte e te pamundures.

Por duket se ne kete sesion merkatoje verore, merkato e futbollisteve po ndiqet me kujdes edhe nga kompanite e basteve.

Ajo qe ka rene ne sy sot ka qene se si kompania e njohur Sisal Matchpoint ka ulur ndjeshem koeficentin e kalimit te Luka Modrid nga Real Madrid tek Interi.

Ne fund te javes ishte 20 koeficenti i ketij transferimi, ne fundjave ka qene diku tek 10 dhe sot ka arritur ne pak ore te ulet deri ne koeficentin 6.

Duket se tashme nuk eshte vetem nje sugjerim apo nje theshethem ajo qe lidh Modric me Interin, por dicka te vertete ka.

Se sa do ja dalin zikalterit te bindin Real Madrid, eshte nje histori tjeter pastaj sepse kujtojme se Interi nuk e ka fuqine ekonomike per te paguar klauzolen e lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.