Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

168 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Komunikate zyrtare e Curva Nord: “Le te ulerasim sebashku Forza Inter!”

Komunikate zyrtare e Curva Nord: “Le te ulerasim sebashku Forza Inter!”
Inter Club Staff

Curva Nord ka shkruar nje komunikate zyrtare ne website-n e tyre ku kryesisht eshte bere thirrje per bashkim dhe mbeshtetje te gjere te Interit e i eshte kerkuar tifozeve te lene menjane kritikat por te bejne punen numer nje te tifozeve: Tifozllikun. 

Kjo eshte nje pjese e shkeputur nga komunikata e gjate e grupimit Ultras me te organizuar ne Itali, Curva Nord: “Opinionet jane e drejte legjitime e te gjitheve, madhe edhe ne i kemi, por ne jemi te bashkuar, jemi Curva Nord, jemi NJE. Prandaj ne ato 90 minuta lufe ne fushe, individualiteti yne zhduket behemi nje trup i vetem sepse ne e dime cfare roli kemi: Tifozllikun. Bejme tifozllik per ngjyrat, historine e Interit tone te dashur. Ne zerin tone eshte Interi i Simonit, ajo e Cuper, Interi qe ka fituar gjithcka por edhe Interi qe ka humbur gjithcka si ai i Orricos. Tek zeri yne eshte Interi i se kaluares dhe ai i se tashmes. Eshte edhe vuajtja per vite me radhe por edhe gezimi i pafundem pasi ishim ne majen e botes. Ka nje diference te vertete ndaj tifozeve te vertete te Interit dhe atyre qe e dine se tifozlliku eshte te shkruajme dicka perpara tastieres ne shtepi. Tek zeri i cdo Interisti ka nje stil, nje tradite, nje diference reale ndaj cdokujt tjeter. Sepse tifozet e vertete e dine cfare do te thote te flesh ne autobuz per ore me radhe vetem e vetem per te shkuar per te pare skuaden e zemres, te flesh neper rruge se ske para per hotel ne Madrid apo ne transfertat ne Itali, te shpenzosh rinine tende ne dicka aq te madhe por qe me te medhenjte nuk e kuptojne. Ne kemi gjykimet tona, por nuk shkojme ne stadium qe te gjykojme dhe e perserisim edhe nje here: Te bejme tifozllik eshte detyra jone. Gjithmone e me shume, me bindjen se nje dite e keqe do te kaloje dhe do te vije nje me e mire. Ndeshjet humben dhe fitohen bashke. Ashtu si ndihemi fitues kur ngreme nje trofe, duhet te jemi bashke me skuadren kur humbin dhe jo te ulemi perpara rrjeteve sociale dhe te bejme kritika kot me kot. Ne me shume na nevrikosin njerezit qe nuk shkojne ne stadium pasi Inteir humbi 1-4 me Napolin, ne na djeg shume kur degjohet nje idiot apo 10 te tille qe vershellejne nje futbollist pas nje gabimi apo tranjerin pas 6 ndeshjesh kampionat ne vend qe te bejne tifozllik per Interin dhe ti japin nje dore skuadres. Ne nuk jemi as presidenti, as lojtaret, e as ndonje drejtues. Ne thjesht jemi gjithmone, dhe gjithmone do te jemi. Kjo eshte difrenca. Bashke ne fitore, bashke edhe ne humbje dhe sa me pak kritika te kota skuadres, tja leme dikujt tjeter ato, dikujt qe paguhet per ate pune. Ne jemi tifozet, ne jemi Curva Nord. LE TE ULERASIM SEBASHKU FORZA INTER!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.