Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Komunikate zyrtare e Thohir: “Kjo merkato nje nisje e mire. Drejtuesve i kam thene…”

Komunikate zyrtare e Thohir: “Kjo merkato nje nisje e mire. Drejtuesve i kam thene…”
Inter Club Staff

Tek Inter.it, eshte publikuar nje deklarate zyrtare e Presidentit zikalter Erick Thohir, qe zgjedh keshtu te flase nje dit pas perfundimit te merkatos.

Ja cfare ka thene ai: “Objektivi jone ishte qe te rrisnim cilesine teknike dhe te permirsonim kapacitetin tone per te qene kompetitiv brenda dhe jashte fushes, dhe une mendoj se duke u mbeshtur tek kjo ka qene nje nisje e mire.

Perpara se gjithash dua te manifestoj stimen time per lojtaret qe jane larguar nga skuadra jone. Ishte e rendesishme ti jepnim atyre mundesine qe te luanin dhe te rriteshin diku tjeter, me shpresen se do te permirsohen akoma me shume. Dikush ne te ardhmen mund edhe te rikthehet.

Jam shume entuziast per blerjet e Hernanes dhe D’Ambrosio. Mendoj se te dy lojtaret e kane forcuar skuadren tone dhe do te na japin me shume ekuiliber. I japim atyre mirseardhjen ne famijen tone zikalter dhe i urojme qe te japin nje kontribut sa me pozitiv ne fushe dhe ne ambjentin e klubit.

Ne do te vazhdojme te punojme ne te gjitha aspetet e Klubit. Do te levizim ne kete drejtim, e kam keshilluar te gjithe shoqerine qe te levize me largpamesi duke qene se duam te arrijme disa objektiva sic eshte rritja dhe stabiliteti, me qellim suksesin por qe ta arrijme duhet te kemi baza solide. Besojme shume se kjo lloj levizjeje do te riforcoje Interin ne statusin e saj si nje nga Klubet me te mira ne bote.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.