Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KOMUNIKATE ZYRTARE EDHE NGA FEDERATA ITALIANE: “Presidenti i Liges spanjolle flet sepse…”

KOMUNIKATE ZYRTARE EDHE NGA FEDERATA ITALIANE: “Presidenti i Liges spanjolle flet sepse…”
Inter Club Staff

Jo vetem Interi, por sot ka reaguar zyrtarisht edhe Federata Italiane nepermjet Liga Serie A e cila i eshte kunderpergjigjur deklaratave te leshuara per ABC nga presidenti i LFP spanjolle Javier Tebas i cili i drejtohej mbi te gjitha Interit por edhe Juventusit.

Ja komunikata zyrtare e Federates Italiane:

“Liga e Serie A e cileson si surprize dhe ndihet e hidheruar nga deklaratat e leshuara nga presidenti i La Liga Javier Tebas.”

“Ato jane deklarata pa asnje baze njohurie dhe demtojne imazhin dhe vene ne diskutim integritetin e dy klubeve italiane si dhe Ligen ku ato bashke me 18 skuadra te tjera bejne pjese.”

“Liga e Serie A nuk pund te pranoje keto deklarata ne pasivitet dhe i konsideron si instrument mediatik per te destabilizuar ne arenen nderkombetare.”

“Dy klubet qe luajne ne Serie A po ndjekin te gjitha parametrat e kerkuara nga rregulloret kombetare dhe nderkombetare, motiv i cili na jep edhe ne optimizem te madh dhe optimizem duke pare se si eshte rritur imazhi i Serie A ne te gjithe boten.”

“Serie A TIM gjendet ne prag te nje trevjecari i cili pritet te jete plot me pozitivitet fale kontratave dhe te drejtave audiovizive si dhe marreveshjeve me partneret e nje niveli absolut. Por edhe aktiviteti i klubeve italiane gjate kesaj merkatoje ka arritur te sjelle ne Itali disa nga lojtaret me te mire ne bote ne arenen nderkombetare.”

“Ne prag te sezonit te ri qe do te dergoje kater skuadra te Serie A TIM ne fazen e grupeve te UEFA Champions League, jemi te bindur qe shpirti dhe pesha e Serie A TIM nuk duhet te trembi askend, por duhet te stimuloje te gjithe panoramen europiane dhe te ndihmoje ne rritjen e spektaklit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.