Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,062 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KOMUNIKATE ZYRTARE F.C. INTERNAZIONALE MILANO

KOMUNIKATE ZYRTARE F.C. INTERNAZIONALE MILANO
Xhorxh Gellci

Pak kohe me pare, Interi ka formuluar dhe publikuar ne websitin zyrtar kete komunikate zyrtare:

“F.C. Internazionale Milano S.p.A. ka komunikuar se sot, ne baze te marreveshjes te firmosur ne 15 Tetor 2013, International Sports Capital eshte bere aksionist i mazhorances te shoqerise me nje kuote 70% ne baze te rritjes te kapitalit te ndodhur me kete rast.

Subjektet aksionere te shoqerise perbehen nga: International Sports Capital, shoqeri e poseduar ne menyre indirekte nga Erick Thohir, Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo (70%); Internazionale Holdin S.r.;. (29,5%) si dhe aksionistet e minorances.

Jam shume i kenaqur per pronaret e rinj te ketij Klubi te lavdishem’ – ka deklaruar Massimo Moratti. ‘Jam i sigurte qe jane me shume se te pregatitur per te vazhduar te sjellin suksese te reja per ngjyrat tona te dashura. Personalisht jam i nderuar qe kam qene presidenti i Interit per shume vjet.’

Dua ti drejtoj nje falenderim me te vertet special mikut dhe partnerit te ri, Massimo Moratti, per besimin dhe mbeshtetjen, dhe dua te falenderoj partneret Rosan dhe Handy qe i njoh prej 20 vitesh. Dua te falenderoj familjet tona. Por mbi te gjitha, faleminderit tifozeve ne te gjithe boten, kudo qe i kam njohur, ne Twitter ose balle per balle‘ – ka thene Erick Thohir. ‘Sot eshte nje dite me te vertet speciale ne jeten time. Interi perfshin ne vetvete nje histori pasioni, nje tradite fitoresh dhe nje ambicje te forte ne sukses. Sic ka thene i paharrueshmi Giacinto Faccheti ‘sekreti i cdo triumfi qendron tek bindja’. Bindja jone qendron tek pasioni, qe do i hape rrugen Interit per suksese te reja te rendesishme. Forza Inter!

Asambleja e Aksionereve ka zgjedhur nje Keshill Administrimi te Ri te formuar nga 8 anetare: Erick Thohir, Rosan Roeslani, Handy Soetedjo, Thomas Shreve, Hioe Isenta, Angelomario Moratti, Rinaldo Ghelfi e Alberto Manzonetto. Erick Thohir eshte zgjedhur President i Keshillit te Administrimit. Massimo Moratti eshte Presidenti i Nderit i klubit.

Inner Circle Sports ka vepruar si keshilltar financiar per International Sports Capital, Jones Day ka qene keshilltar legal ndersa Ernst & Young ka qene shoqeria e ngarkuar per revizionim. F.C. Internazionale Milano dhe Internazionale Holding kane qene te asistuara nga Lazard dhe Four Partners si keshilltare financiare dhe Cleary Gottlieb Steen & Hamilton si keshilltare legale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.