Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,844 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Komunikate Zyrtare Thohir: “Objektivi? Europa sa me shpejt, e ardhmja me Mazzarrin.”

Komunikate Zyrtare Thohir: “Objektivi? Europa sa me shpejt, e ardhmja me Mazzarrin.”
Xhorxh Gellci

“Ne mbyllje te merkatos se Janarit dhe pas ndeshjes se Torinos, e konsideroj te nevojshme qe te bej te ditur pikat kyce te strategjise tone sportive.

Jemi duke perjetuar nje vit tranzicioni ne te cilin objektivi kryesor eshte hedhja e themelve per te ardhmen tone: eshte nje sezon I veshtire ne te cilin eshte evidente veshiresia per te rivene ne levizje mekanizmat fitues te disa viteve me pare. Per kete eshte e nevojshme te kemi durim, ide te qarta, dhe dy koncepte baze mbi te cilat te mbeshtetmi per te ardhmen: si te permirsojme performancen teknike dhe si te ndertojme skuadren e se ardhmes.

Per te realizuar objektivin e pare, kemi perzgjedhur nje nga trajneret me te mire italiane, mbi te cilin kemi bazuar zgjedhjet e se tashmes dhe me te cilin jemi duke planifikuar te ardhmen. Blerjet e D’Ambrosios dhe Hernanes, jane zgjedhje e imja, e drejtuesve dhe e trajnerit, gjithcka ne harmoni te plote, dhe duhen pare pikerisht ne kete kendveshtirim sepse behet fjale per dy elemente kyce per ringjalljen tone, per dy elemente qe do jene te rendesishem si sot, por vecanerisht ne te ardhmen. Dhe persa i perket te ardhmes, duhet te theksohet se per lojtaret qe aktualisht jane pjese e skuadres tone nuk eshte marre akoma asnje vendim dhe do te jete thelbesor vendimi i trajnerit ne fund te sezonit. Do ta vleresojme bashkarisht me trajnerin se cili prej lojtareve i ka karakteristikat dhe motivimin e duhur per te qendruar me ne dhe cili do te zevendesohet me elemente te rinj.

Sigurisht, pa harruar qe te gjithe duam te kthehemi sa me shpejt per te konkuruar ne Europe dhe qe me ndihmen e tifozeve tane, mbeshtetjen dhe pasionin e tyre, do kthehemi te luftojme, qe nga kjo e djele, per te arritur rezultatin me te mire te mundshem kete sezon.

Forza Inter”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags