Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kondogbia: “Eksperienca tek Interi nuk ishte nje deshtim, por nuk jam Neymar. Njerezit tek Interi mendonin…”

Kondogbia: “Eksperienca tek Interi nuk ishte nje deshtim, por nuk jam Neymar. Njerezit tek Interi mendonin…”
Inter Club Staff

Mesfushori francez ne pronesi te Interit eshte rikthyer te flase per eksperiencen e tij ne Milano.

I ardhur nga Monaco tek Interi ne veren e 2015, Geoffrey Kondogbia ka perjetuar dy sezone teper te veshtira ne Itali perpara se te rikthehej ne Spanje, tek Valencia.

Shume njerez e etiketojne eksperiencen e tij ne itali si nje ‘deshtim’, por per mesfushorin ne pronesi te Interit, Kondogbia, nuk eshte aspak keshtu.

Per francezin Kondogbia eksperienca e tij tek Interi ka qene nje eksperience qe e ka ndihmuar ate te rritej si njeri dhe si futbollist, por edhe te mesoje shume.

Ja fjalet e tij per te perditshmen franceze L’Eqipue: “Nese e shikojme mire, une kam luajtur nje numer ndeshjesh qe nuk eshte qesharak (30 dhe 26 ne te gjitha kompeticionet). Po flasim per deshtim sepse nuk kam qene ne lartesine e pritshmerive. Por ky eshte nje diskutim tjeter. Kam qene nje blerje ne nje moment ku klubi nuk para shpenzonte aq shume para per nje lojtar (37 milione euro pa bonuse), dhe u nxora ne drite e u prezantova si dikush qe do i ndryshonte gjerat nga ai moment dhe mbrapa.”

“Por une isha shume i ri, nje lojtar qe sapo kishte ardhur per te kompletuar nje skuader. Nuk isha nje lojtar ku skuadra u ndertua rreth meje. Jo si puna e Neymar kur shkoi tek Parisi. Njerezit menduan se erdha ne Milano per te bere Interin te fitonte kampionatin. Prandaj flasin per deshtim. Por per mua, nuk ka qene nje deshtim.”

Si me ka ndryshuar kjo eksperience? Ne cdo detaj me ka ndryshuar. Dua te jem me i mire tani. Nuk jam nje lojtar i madh, por kerkoj qe te bej gjithcka qe te jem nje lojtar i madh nje dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.