Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kondogbia, takim koke me koke me Valencian. Te shtunen qe kaloi u vendos qe…

Kondogbia, takim koke me koke me Valencian. Te shtunen qe kaloi u vendos qe…
Inter Club Staff

Askush nuk do ta kishte menduar ne vere kur Kondogbia kaloi tek Valencia se francezi do te behej nje nga lojtaret me te rendesishem te klubit valencian dhe do te shkelqente kaq shume ne Spanje. 

Por ja qe ndodhi, dhe fale klauzoles te se drejtes se blerjes ne favor te Valencias, keta te fundit do e blejne francezin me nje cmim me te ulet nga sa do te vleresohej ai ne treg.

Ne fundjaven e kaluar, me sakte te shtunen, Valencia ka siguruar Geoffrey Kondogbia se e drejta e blerjes do te shfrytezohet dhe ai do te behet nje lojtar i Valencias perfundimisht. 

Image result

Sipas te rejave te fundit – lajme qe jane konfirmuar edhe nga burime prane klubit spanjoll – qe vijne nga e perditshmja Super Deporte, duket se ka pasur nje takim te shtunen e kaluar, perpara Sevilla-Valencia, ne te cilin Valencia eshte takuar me vellain Evans, perfaqesuesin Daniel Perez dhe drejtorin e pergjithshem te Taranges, Mateu Alemany dhe presidentin e keshillit te administrimit, Anil Murthy.

Ne kete takim eshte siguruar Kondogbia dhe vellai i tij se blerja e tij nga klubi i Valencias eshte thjesht nje formalitet sepse tashme Valencia e ka vendosur: Geoffrey Kondogbia do te behet nje lojtar i Valencias me efekt te plote dhe se e drejta e blerjes do te shfrytezohet.

Francezin e pret nje e ardhme ne Spanje tashme dhe nje kthim tek Interi eshte i pamundur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.