Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KORRIK 2013 – KTHESE EPOKALE, TEK INTER VJEN THOHIR!

KORRIK 2013 – KTHESE EPOKALE, TEK INTER VJEN THOHIR!
Xhorxh Gellci

Ajo qe eshte duke ndodhur tek Inter mund te quhet me plot goje nje pike kthese epokale shume e rendesishme per shoqerine zikalter. Kurre me parre, ne 31 vite presidence te familjes Moratti, nuk ishte ndare menaxhimi i shoqerise me dike tjeter.

Vendimi eshte marre. Gazzetta dello Sport konfirmon qe Erick Thohir eshte i gatshem te ndryshoje historine zikalter. Manjati indonezian do te futet shume shpejt tek Inter, dhe duke perjashtuar surprizat, do e beje duke marre 40% te aksioneve. Zhvillimi i tratatives kohet e fundit ka qene i papritur dhe baza e te gjithave, pervec faktit qe duhen te ardhura te reja per bilancin e shoqerise, ka patur edhe nje sigurim qe brenda 2 ose 3 vjetesh, Thohir mund te behet pronari i vetem i Interit. Pra pas disa ditesh qetesie (ne dukje nga jashte), ja ku erdhi dita. Nje dite me pare, Moratti ka hapur gjithcka duke deklaruar: “Ka deshire nga te dyja palet te gjejme nje marreveshje per te miren e Interit.” Tani duhet te pyesim veten cfare ka ndryshuar ditet e fundit duke pare se numri 1 zikalter kishte thene gjithmone se do te refuzonte shitjen e shumices.

Eshte e dukshme qe gjate kontakteve te vazhdueshme te studiove legale, Cleary Gottlieb per Inter dhe Inner Circle per Thohir, eshte gjetur nje formule qe i kenaq te dyja palet. Por cila? Shume e thjeshte: Moratti do te mbaje presidencen, aspekt qe ka nje vlere te madhe respekti dhe simbolike. Por mbi te gjitha, nuk ekziston shprehja ‘komandon njeri ose tjetri’, por eshte rene dakord te punohet bashke per te ringritur skuadren dhe te gjithe boten e Interit. Thohir ka kuptuar se ishte e pamundur te fillonte gjithca vete nga fillimi, dhe eksperienca e Morattit dhe stafit te tij eshte shume e nevojshme, prandaj hyrja e tij ne shoqeri duhet te ishte graduale. Moratti nga ana e tij ka perfituar garanci, jo vetem ekonomike, por edhe siguri per qellimet e mira te indonezianit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.