Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Demtim? Jo, thjesht bllokim i vogel. Tifozet? Merziten shume kur une…”

Kovacic: “Demtim? Jo, thjesht bllokim i vogel. Tifozet? Merziten shume kur une…”
Inter Club Staff

Ne fundin e ndeshjes, Mateo Kovacic ka komentuar ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias.

Keto jane fjalet e lojtarit zikalter: “Ishte nje ndeshje e veshtire sepse ne ndeshjet e fundit kemi pasur shume veshtiresi ne loje dhe per te gjetur rrugen e rrjetes. Jam i lumtur dhe mund te bejme gjithmone me mire se kaq. Tifozet? Nuk degjoj shume gjate ndeshjes, por merziten shume kur e jap topin direkt dhe nuk e mbaj. E ndjej kete gje. Eshte e veshtire qe te dribloj gjithmone kundershtarin, humbet shume energji dhe mua ndonje here me duhet shume. Kemi veshtiresi te shenojme gjate ndeshjes, bejme gjithcka mire deri tek pjesa e gjuajtjes e me pas bllokohemi. Italishtja? Po e mesoj shpejt. Demtim? Jo, vetem nje bllokim i vogel. Asist? Faleminderit per komplimentet, e kam thene edhe me pare: Icardi dhe Palacio levizin shume mire ne zone dhe me ta ndihem shume mire. Eshte e lehte ti japesh pasin e fundit. Parma? Tani do te pushoj ca se dua te bej gol sezben.”

Nderkohe Kovacic ka folur edhe per SkySport perpara se te fliste per InterChannel. Ja fjalet e Kroatit: “A jam rritur keto dy sezone tek Interi? Po eshte shume e vertete, jam rritur shume dhe tranjeri dhe stafi me kane ndihmuar shume ne keto kohe. Me kane treguar si duhet te leviz me mencuri ne fushe. Vazhdueshmeria ne kampionat? Me Cagliarin dhe Fiorentinen patem disa probleme, me Napolin meritonim dicka me shume por te gjithe e dime se si shkuan gjerat. Problemi yne eshte qe duhet te jemi me konkret ne rastet e treguara. Te luaj si mesfushor i brendshem me pelqen shume dhe flas shpesh me tranjerin per kete rol sepse dua te mesoj sa me shume gjera. Fitorja e sotshme eshte shume e rendesishme per te ardhmen tone dhe shkojme ne Parma per te fituar. Por ne Itali nuk eshte e lehte te fitohet asnje here dhe kunder askujt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.