Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 18, 2018

Scroll to top

Top

678 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic dhe Carvalho per nje Inter ne format Champions League? Kane nisur kontaktet e para me agjentin…

Kovacic dhe Carvalho per nje Inter ne format Champions League? Kane nisur kontaktet e para me agjentin…
Inter Club Staff

De Vrij dhe Asamoah do te rregullojne mbrojtjen. Lautaro Martinez ofron nje alternative me nivel ne sulm. E keshtu, vemendja e Interit ne kete moment eshte tek mesfusha, repart ku po konkretizohen punet e njerezve te merkatos zikalter. 

Kete gje ka shpjeguar sot Corriere dello Sport ne faqet e saj e cila shkruan:

“Ausilio ne ditet e kaluara ka hapur nje rruge komunikimi me agjentin e Mateo Kovacic, qe tek Real Madrid ka luajtur shume pak ne krahasim me ate qe ka pritur te luaje dhe ne fund te sezonit mund te kerkoje te nderroje skuader.”

Related image

“Interi do e priste me krahe hapur dhe kjo sepse do te gjente ne skuader nje lojtar me me shume se 100 prezenca (20 ne Champions) me bluzen e Real Madrid e per me shume, nje lojtar me nje boteror te luajtur ne Rusi.”

“Thohir e kishte shitur per 35 milione ne veren e 2015 bashke me bonuse, pak a shume ai vlen te njejten vlere edhe sot.”

“Me i shtrenjte eshte William Carvalho, mesfushori i Sporting Lisbona, qe ka nje klauzole largimi ndermjet 40 dhe 45 milione euro per tu paguar deri ne mesin e qershorit.”

“Interi kete vit ka treguar se ka menduar per blerjen e tij edhe ne janar, por me pas kuptoi qe kjo tratative ne merkaton e dimrit ishte e pamundur.”

“Konkurenca, eshte shume e forte sepse lojtari kerkohet nga City dhe per me shume ka mare edhe dy oferta te tjera: njera nga West Ham e njera nga Kina.”

Image result for william carvalho

Nderkohe, te mos harrojme te perhershmin Vidal, tundimin per Strootman dhe  te kalterit Barella dhe  Cristante.

Per sulmin nderkohe, Corriere  dello Sport shkruan dhe kujton nje emer: Simone Verdi.

“Bologna niset nga nje vleresim prej 23 milione euro dhe mbi lojtarin eshte hedhur ne sulm Napoli dhe Roma, pervec se disa klubeve te huaja.”

Image result for verdi simone

Shume e rendesishme per momentin tek Interi eshte kualifikimi ne Champions per te arritur tek emrat me lart. Ndryshe planet do te ndryshonin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.