Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,107 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Do e zbuloj rolin tim me vone. Faleminderit Strama, per numrin 10…”

Kovacic: “Do e zbuloj rolin tim me vone. Faleminderit Strama, per numrin 10…”
Andi Prifti

Pak ore para sfides ne mes te Kroacise dhe Skocise, Mateo Kovacic flet per nje kanal kroat, ku pervec se flet per sfiden per kualifikimin ne Boteror flet edhe per Interin dhe per ndikim e tij ne kampionatin italian. Se pari flet per statistikat qe dolen dje ku ai per driblim doli i dyti pas francezit te Bayernit Franck Ribery: “Jam i lumtur natyrisht per keto statistika. Por une vazhdoj te mendoj se ka lojtar me te mire se une”. Kovacic me pas ndalet te flase per sezonin e tij qe e gjykon si sezon pozitiv per te, pavaresisht prej deshtimit zikalter: “Gjithcka ishte mire per mua, ne fillim nuk isha une qe e kerkova numrin e fanelles, ishte shoqeria qe e zgjodhi numrin 10 per mua. Per fat te keq nuk kemi qene asnjehere ne gjendje ideale keshtu qe jemi larguar nga vendet e para, gjithashtu duke humbur edhe vendin per Champions League. Dirigjenca ka vendosur per te vazhduar me nje tranjer te ri; per kete mendoj se sezoni i ardhshem do te jete shume, por shume me i mire”.

Kovacic nuk e harron Andrea Stramaccionin, tranjeri qe e beri te luaje ne Serine A: “E falenderoj per besimin qe me ka dhene, me ka bere te luaj shume ndeshje. Eshte nje tranjer i ri dhe me vlera, por megjithate shoqeria ka zgjedhur qe te mos vazhdoje me me te”. Ne vend te tij, timonin zikalter do e marre Walter Mazzarri, per te cilin Kovacic shprehet keshtu: “Mendoj qe eshte nje levizje mjaft e mire. Nuk e di tani se cili do te jete roli im, do t’iu tregoj kete pas grumbullimit me skuadren. Mazzarrin e vlersoj si nje tranjer fantastik, qe tek Napoli beri shume mire dhe keshtu do beje edhe tek Interi”. Maestroja i ri zikalter nuk fsheh edhe veshtiresite qe ka patur per tu pershtatur me Serine A: “Skuadrat jane te koncentruara ne mbrojtje, eshte e veshtire te depertosh”. Dhe per Mazzarrin dergon nje mesazh: “Vendi im eshte ne mesfushe, pastaj i perket tranjerit te vendose se ku do te luaj une me afer porte apo me larg, do te jet nje vendim i tij”.

Ne fjalet e Kovacic edhe nje mendim per presidentin Massimo Moratti: “Eshte nje zoteri i vertete, me ka ardhur keq ta shoh te trishtuar, por jam i sigurt qe vitin tjeter do te jete me i lumtur”. Per mungesen nga kupat europiane: “Ndoshta eshte budallik ky qe po them, por per mua eshte me mire qe nuk jemi. Mund te bejme nje skuader te re, por do te duhen edhe lojtare te rinj, sepse ka disa lojtare te vjeter. Zanetti eshte i demtuar, Stankovic do te provoje te beje nje tjeter vit, por do te duhen perforcime dhe besoj se tekniku i ri do i kerkoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.