Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Dua te qendroj ketu tek Inter gjate. Tani duhet te permiresohemi, te bejme si Juventus. Mazzarri…”

Kovacic: “Dua te qendroj ketu tek Inter gjate. Tani duhet te permiresohemi, te bejme si Juventus. Mazzarri…”
Ardi Deda

“Tani duhet te tregojme qe jemi skuader dhe te tregojme karakter”. Ky eshte apeli i Mateo Kovacic, mesfushori kroat i Interit, ne kuader te ndeshjes me Napolin, ne mikrofonat e Il Giornale. Ne kete ndeshje mesfuroi mund te mungoje per shkak te nje lodhje muskulare, pasoje e impenjimit te tij me Kombetaren kroate: “Te shohim te premten. Fusha ishte e rreshqitshme, kam bere nje levizje ne kemben e majte. Kam ndjere dhimbje, por jo shume, dhe nuk doja te rrezikoja. Jam ndalur. Ne ate moment ishim ne avantazh”. Kovacic vitin e kaluar fliste per vitin e Interit, ka gabuar parashikim? “Nuk mendoja per skudeton, por per dicka te re, nje loje te mire: sigurisht, jo si ajo e dy ndeshjeve te fundit. Me Cagliarin ndeshje e cuditshme. Me Fiorentinen nuk po luanim keq, me pas kemi pesuar dy gola: te bukur, askush nuk ka faj. Dhe keshtu pas 20 minutash je tashme i vdekur. Tani duhet te bejme nje ndeshje te madhe me Napolin”.

Ato te Napolit, evidenton Kovacic, “do te jene tre pike themelore, duke qene se kemi humbur gjashte pike. Sigurisht nese humbasim 9 pike, do te ishte shume keq. Por nuk eshte gjithcka e humbur. Futbolli eshte keshtu: nje dite je i treti dhe nje dite tjeter i shtati. Ky eshte rasti jone. Tani nese fitojme, ndryshon gjithcka. Na mungon pak force, por edhe bindje, personalitet. Ne situata te caktuara nuk levizim sic thote Walter Mazzarri. Ka lojtar te rinj, duhet te njihemi. Edhe te zgjohemi”. Por Kovacic mund te jete pike referimi? “Besoj shume tek vetja. Duhet te kerkoj me shume topin. Por skuadra ka nevoje per te gjithe. Erick Thohir eshte duke ndertuar dicka te re, projekte, stadium, me thone qe jam pjese e rendesishme e projektit. Keshtu qe dua te qendroj ketu gjate”.

Kovacic ekzalton edhe punen e Gary Medel: “Vrapon shume dhe ndihmon. Me pelqen. Por perpara Fiorentines gjithcka shkonte mire, me pas te gjithe kemi luajtur me pak mire”. Me pas, i jep nje sugjerim grupit: “nese luajme mire, sic thote trajneri, jemi te paret. Mund te bejme me mire. Kete here duhet te mbajme topin, une nderkohe dua te bej dicka menjehere. Shikoni Juventusin: ndoshta nuk luan mire, por pret momentin e duhur per te luajtur dhe goditur. Mua me pelqen futbolli i Romes: shume i bukur, duan te gjithe top dhe e mbajne te gjithe. Nese ke top vrapon me pak. Te kopjojme Juventusin? Sigurisht, edhe ne rezultate. Ka fituar kampionatet e fundit sepse i ka mundur gjithmone skuadrat e vogla. Nderkohe, ne, deri me tani kemi humbur shume pike”.

Per sa i perket kundershtarit te ardhshem, Kovacic tregon ata qe sipas tij jane me te rrezikshmit: “Me pelqen shume Dries Mertens. Po si te mos thuash Higuain. Me pas Hamsik dhe Insigne, jane shume te forte ne sulm. Me mire te shohim veten. Ato prej 3-4 vitesh jane ne vendet e para. Hamsik? Ai ben shume gola, une jo. Gjuan shume me te majte e te djathte, kerkon top ne thellesi. Une eci me shume  me top ne kembe. Duhet te jemi te vemendshem: Hamsik. Higuain dhe Mertens sapo kane shenuar dy gola per koke me Kombetaret”.

Kovacic analizon dhe situaten midis skuadres, Walter Mazzarri dhe mbeshtetesve: “Raporti me tifozet eshte i mire. Une nuk i degjoj fishkellimat, sepse jam i perqendruar ne loje. Por, ne dy ndeshjet e fundit, kishin te drejte te fishkellenin: prisnin me shume nga Inter. Dhe Inter jemi ne dhe tekniku, te gjithe bashke”. Ne  fund, Kovacic zbulon cfare ka mesuar gjate dy viteve ne Itali: “Ketu flitet shume per taktike, Mazzarri me ka mesuar te dal nga faza mbrojtese, tani kuptoj me mire ku te qendroj, kujptoj shume gjera. Ketu te mesojne mire, nuk gjen hapesira, ne te kundert ku shkon. Ne Angli dhe Gjermani eshte me lehte. Dhe une kam kuptuar qe, nese fillon te luash mire dhe te shenosh ne Itali, mund te shkosh qetesisht ne cdo pjese te botes”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.