Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Eshte nje moment i veshtire. Une dhe Mazzarri dashurojme stile te ndryshme. Shpresoj qe…”

Kovacic: “Eshte nje moment i veshtire. Une dhe Mazzarri dashurojme stile te ndryshme. Shpresoj qe…”
Xhorxh Gellci

Mateo Kovacic kalon nga nje lojtar me kohe te pjesshme tek Inter ne fanellen e titullarit me Kroacine. Mesgushori i Interit ka folur per gjendjen e tij me shtypin kroat, dhe ketu keni fjalet e tij:

Duke pare situaten qe po jetoj, ne te cilen nuk luaj ose luaj pak, mund te them qe jam mire. Jam gati te perballem me cfaredo sfide. Nuk prisja nje situate te tille tek Inter, duke pare qe me trajnerin e meparshem luaja gjithmone. Megjithate, tani eshte e rendesishme te bej mire dhe te pregatitem mire per Boterorin.

Shpreson qe Kroacia do te ndihmoje te rekuperosh formen me te mire dhe nje vend tek Interi?
E shpresoj. Nese luaj mire me Kroacine, mund te shpresoj te marr nje vend edhe tek Inter. Sigurisht, nuk do te jete nje ndeshje qe do beje ndryshimin, por sigurisht kjo miqesore mund te jete e vlefshme.

Mazzarri shpesh te ka kritikuar…
Nuk me takon mua te komentoj vendimet e trajnerit. Ai luan nje futboll me mbrojtes dhe e dime qe mua me pelqen nje futboll me sulmues. Duhet te mesohem, nuk ka rruge tjeter, por me duhet pak kohe.”

Ka ardhur Hernanes. Keni folur per sfiden e ardhshme ne Boteror?
Hernanes nuk flet shume, nuk kemi folur per sfiden mes Brazilit dhe Kroacite. Por eshte sigurisht nje kampion dhe perforcimi i duhur per ne.

Po kalon nje moment te komplikuar tek Inter…
Po, eshte nje moment i veshtire, jam shpesh ne pankine, kam nevoje per kohe qe te pershtatem me kete situate, por mund t’ja dal.

Do te perballesh me Brazilin ne Boteror. Ka ndonje brazilian tek i cili referohesh?
Sigurisht, idhulli im eshte Ronaldinho. Besoj qe eshte futbollisti me i mire i te gjitha koherave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.