Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Futbolli nuk eshte gjithcka, me pare familja dhe ndershmeria. Mos me kerkoni…”

Kovacic: “Futbolli nuk eshte gjithcka, me pare familja dhe ndershmeria. Mos me kerkoni…”
Ardi Deda

Mateo Kovacic do te jete nje nder yjet e Boterorit te ardhshem. Mesfushori i Interit ka folur per veten ne nje interviste qe ka shkuar pertej futbollit: “Prinderit e mi jane mbeshtetja ime me e madhe, si gjithmone. Ata dhe e gjithe familja jane gjithmone me mua, si kur gjerat shkojne mire ashtu dhe kur gjerat shkojne keq. Nuk ka rendesi se si luaj, ata jane gjithmone aty”.

Pervec prinderve, Kovacic ka dhe mbeshtetjen e te fejuares, qe e ka njohur ne kishe: “Vleresoj ndjeshmerine, thjeshtesine dhe modestine. Natyrisht, qe edhe aspekti fizik eshte i rendesishem por nuk e shoh shume kete, per mua nuk eshte gjeja me e rendesishme tek nje vajze. Per mua ka me shume rendesi qe te jete e mire, e sjellshme dhe e edukuar”.

Por per nje gje Kovacic nuk pranon kompromis. Nese i kerkohet te gatuaje pergjigja eshte kategorike: “Nuk gatuaj dhe nuk do ta bej. Nuk eshte detyra ime, eshte detyre e gruas. Detyra ime eshte te sjell parate ne shtepi dhe te lehtesoj jetesen e familjes time”.

Per Kovacic, ne fakt, futbolli eshte nje pune por nuk eshte gjeja me e rendesishme: “Eshte e vertete, futbolli nuk eshte gjeja me e rendesishme e jetes time. Eshte me  e rendesishme per mua te jem nje njeri i mire dhe i ndershem dhe te kem nje familje”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.