Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic i ka aftesite, por duhet kohe. Ne Pinzolo…

Kovacic i ka aftesite, por duhet kohe. Ne Pinzolo…
Xhorxh Gellci

Nuk mund te flitet akoma per krize, por sezoni i Mateo Kovacic, deri me sot, ka qene pak zhgenjyes.

Sezoni per te kishte nisur shume mire, aq sa qe nga pregatitja e Pinzolos, Mateo ishte shume i lumtur dhe Mazzarri i cuditur me aftesite e tij. Pastaj, para miqesores te pare, vjen demtimi qe i kushton 1 muaj ndalese dhe do e beje te kthehet ne fushe vetem ne gusht, ne ndeshjen e Kupes te Italise kunder Cittadelles. Qe nga ai moment ka nisur edhe ndjekja per rekuperimin e formes me te mire dhe nje rifutje graduale ne skuader.

Mazzarri e ka perdorur jo pak: e ka hedhur ne fushe si mefushor te brendshem te majte dhe titullar per here te pare kunder Catanias ne 1 shtator. Pastaj 3 pjesemarrje ku ka ardhur si zevendesues, udhetimi me Kombetaren dhe perseri titullar kunder Cagliarit, ne Torino si trekuartist, por vetem per 7 minuta (duke pare kartonin e kuq per Handanovic) dhe pastaj kunder Verones dhe Atalantes. Mesatarja e votes? Me prane notes 5 se sa 6. Morali: Mateo duhet te behet nje lojtar deciziv. Shpeshhere, kur niset me top ne kembe, ka patur nje nisje te shkelqyer dhe nje mbyllje aksioni jo deciziv. Dhe deri me sot, 0 gola. Ne Bergamo, edhe 0 gjuajtje ne porte. Duhet kohe. Eshte nje numer 10 por ka vetem 19 vjet: dhe Mazzarri ka ditur t’i permiresoje te gjithe!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.