Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,040 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Me mungon goli, punoj per kete me Mazzarrin. Goli i pare i Juventusit ishte faji im. Nese nuk luaj zemerohem, por…”

Kovacic: “Me mungon goli, punoj per kete me Mazzarrin. Goli i pare i Juventusit ishte faji im. Nese nuk luaj zemerohem, por…”
Ardi Deda

Pas performances se mire kunder Sampdorias, Mateo Kovacic flet per mikrofonat e Sky Sport 24 per perfshirjen e tij ne klubin zikalter: “Jam i lumtur, kam ardhur tek Inter, ne nje klub te madh, jam i ri dhe duhet te mesoj akoma shume. Cfare tipi jam ne jeten private? Mua me pelqen te qendroj ne shtepi ose te dal jashte per darke me miqte., nuk me pelqen te bej rremuje, jam nje djale i qete, me pelqen te qendroj ne shtepi me miqte dhe te shoh nje film. Ketu ndihem mire dhe mendoj se futbolli italian eshte shume i veshtire, nuk ka shume hapesira si ne Angli dhe ne Spanje, por meson shume gjera si faza mbrojtese dhe faza taktike qe jane shume te rendesishme, me mungon akoma goli, por kam kohe”.

Eshte koha per golin e tij te pare me fanellen e Inter i cili mund te vij pikerisht kunder Parmes: “Shpresojme, keshtu them ne cdo interviste por goli nuk po vjen (qesh). Cfare me mungon? Besoj se me mungon pak dinakeri, shoh kundershtarin por nuk e shoh mire porten, por flas me trajnerin dhe me lojtare me eksperience per tu permiresuar ne kete aspekt. Punoj per te gjetur golin? Po, por po punoj per gjithcka, edhe per fazen mbrojtese apo edhe se ku ndodhem ne fushe kur topi eshte ne te djathte apo ne te majte”.

Flitet dhe per raportin me Walter Mazzarri, nje raport qe rritet ashtu si dhe permiresimi i Mateos: “Ne flasim gjithmone qe kur ai ka ardhur, si kur luaj pak ashtu dhe kur luaj shume. Ai di qe me topin jam i mire, por kam nevoje te kuptoj se si te leviz dhe pa top. Flasim shume, edhe per jeten private. Jam i kenaqur qe ai eshte ketu dhe qe mund te mesoj akoma me shume. Cfare me thote? Qe te qendroj i qete, mbi te gjitha ne ate periudhe kur nuk kam luajtur shume dhe te stervitem mire. Tani kam lujatur kunder Sampdorias, kam bere mire dhe vazhdoj keshtu”.

Nese ka menduar per te shkuar per te bere eksperience ne nje klub tjeter eshte vete Kovacic qe e shpjegon: “Ky eshte nje proces, kam folur dhe me lojtare me me shume eksperience dhe me kane thene qe kjo eshte normale, sic eshte normale kur jam zemeruar kur nuk kam luajtur, eshte normale per cdo lojtar te zemerohet kur nuk luan, ka qene nje zemerim pozitiv. Ndeshja kunder Juventusit ka qene nje shkendije per deshiren per te bere mire? Ne golin e pare ka qene faji im, nuk e mbulova Lichteiner – reflekton Kovacic -, e kam pare shume here mbrapa ate ndeshje dhe mendoj se me topin kam bere gjithcka mire, por ne fazen mbrojtese nuk ka shkuar keshtu”. Nese i ka karakteristikat per te qene lider i Inter: “Shpresojme, futbolli italian sipas meje eshte shume i veshtire sepse nuk mund te rrotullohesh, nuk ke hapesire. Jam akoma i ri, kam shume per tu permiresuar, por dua te behem nje lider i Inter”.

Flitet edhe per pjesemarrjen ne Boteror me kombetaren e tij e cila mund te sjelle nje rritje personale: “Per ne eshte shume e rendesishme sepse ne jemi nje vend i vogel, kemi shume talente, duhet te bejme mire ne kete boteror dhe une vetem mund te mesoj nga kjo. Sa mungon per te pare nje Kovacic ne 100% te formes? Nuk me pelqen shume te flas per veten time, dua vetem te luaj, te jem mire dhe te bej mire. Nuk i kam mbushur akoma 20 vjec, ndoshta 22 vjec mund te jem nje lojtar i mire”.

Me pas kalohet duke folur per shoket e skaudres: “Nga shoket e mi shikoj dhe mesoj nga Zanetti, qe ka shume eksperience, nga Cambiasso qe e ben shume mire fazen mbrojtese, i shoh te gjithe edhe Diegon qe ben gjithmone gola edhe Rodrigon gjithashtu. Nese e mesoj nga ato italishten? Handanovic me ndihmon shume, me te ndihem shume mire. Ishte pikerisht ai qe me ka thene qe gjeja me e mire qe kur jam ketu eshte qe ndonjehere rruga eshte ne ngritje dhe ndonjehere ne zbritje, keshtu eshte futbolli si jeta. Samir eshte nje  profesionist i madh dhe nga ai mund te mesosh shume. Vitet e ardhshme mund te jene ato me te bukurat me kete fanelle? Une nuk mendoj shume per vitet e ardhshme, une mendoj dite pas dite”.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.