Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

903 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic ne fushe, tani ose kurre

Kovacic ne fushe, tani ose kurre
Ardis
  • On 02/04/2014, 12:20

Tani ose kurre. Kjo eshte situata ne te cilen ndodhet Mateo Kovacic. Tifozet prej kohesh kerkojne nje aktivizim me te madh dhe te menjehershem, per shkak te performancave jo te mira te Alvarez dhe Guarin, per mesfushorin kroat, prej kohesh ne rolin e rezervave, mund te jete rasti i mire per ti mbushur mendjen Mazzarrit.

Kunder Bolognes, te shtunen ne mbremje, edhe per ti dhene nje goditje ambjentit, tekniku livornez mund ti besoje Kovacic qe nga minuta e pare me dy muaj distance nga ndeshja Juventus-Inter, ndeshje qe shenoi krisjen e raportit midis kroatit dhe Mazzarrit qe mbas ndeshjes ja atribuoi Mateos pergjegjesine e nje pjese te mire te humbjes. Qe atehere vetem 72 minuta te luajtura, disa shfaqje te talentit te tij, por asgje me shume. Tashme, me nje Alvarez jo ne gjendjen e tij me te mire mbas demtimit dhe me Guarin ne kerkim te qetesise, afrohet nje aktivizim prej ‘mezzala’ ne modulin 3-5-2 e Mazzarrit ose, mbase, prej trekuartisti ne modulin 3-4-2-1 e perdorur ne pjesen e pare me Livornon.

Ky i fundit si variant taktik mund ti sherbente shume Kovacic qe mund te lirohet nga detyrat mbrojtese qe e pengojne edhe ne fazen sulmuese dhe, duke filluar 30 metra me perpara, mund te jete shume efikas ne zonen e golit ashtu si per veten si edhe per skuadren. Mateo ka nje perqindje te larte te kalimeve te realizuara (me shume 90%) dhe ky kapacitetit per te kaluar lojtaret mund te jete celsi per te turbulluar nje mbrojtje te dobet si ajo e Bolognes. Ky eshte rasti per te shuar te gjitha dyshimet qe e rrethojne kroatin. Tani ose kurre, Kovacic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.