Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

977 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic ne rritje, ne Trieste menaxhim pothuajse perfekt. Por duhet me shume.

Kovacic ne rritje, ne Trieste menaxhim pothuajse perfekt. Por duhet me shume.
Ardis
  • On 30/09/2013, 12:35

Shume e dallueshme performanca e Mateo Kovacic ne “Nereo Rocco” te Triestes. Talenti kroat u fut ne fushe nga Mazzarri si nje mesfushor i brendshem i djathte midis Nagatomos dhe Cambiassos ne mesfushen me 5 lojtare. Dhe nga ai pozicion e ka mbuluar me nje dinamizem te mire krahun e djathte te mesfushes.

Djaloshi i lindur ne Linz, ne Austri, ka luajtur 65 topa ne total, duke mbajtur nje perqindje te larte: 44 pasime te sakta dhe 5 te gabuara.

Performanca e tij ka bindur me shume ne fazen sulmuese sesa ne fazen e ‘shkaterrimit’ te lojes te kundershtarit. Si pjesa tjeter e lojtareve edhe per te duhet pak kohe, duke njohur karakteristikat e lojtarit dhe rolin specifik ne te cilin eshte impenjuar. Ne vecanti, driblimet e tij trulloses kane qene te bezdishme per skuadren e Lopez. Mjafton te thuhet se tentativat per te ndaluar aksionet e tij i kane kushtuar kartonin e verdhe Conti-t dhe Rossettini-t.

Ne te gjithe harkun kohor te ndeshjes, Kovacic ka provuar 11 driblime, nga keto 8 jane ekzekutuar me sukses. Ne zemer te ndeshjes, ne fakt, numri 10 zikalter ka qene shpeshhere i pakapshem per rivalet. I mrekullueshem, ne vecanti, tuneli ne te cilen u lirua nga Rossettini, qe per ta ndaluar duhet ta terhiqte fort duke marre nje karton te verdhe.

Kroati i vitlindjes 94, me pas, ka nisur aksionin qe solli edhe golin e Icardit. E ka bere me nje loje te thjeshte dhe te shpejte, nje kualitet qe duhet ta mesoje ta perdore me shpesh ne minutat 90.

Ku mund te permisohet Kovacic? Duke luajtur titullar, Mateo mund te perfitoje te arrije formen tij me te mire fizike, thelbesore per te shprehur potencialin e tij ne loje. Me pas i duhet nje personalitet me i madhe ne fazen e konkluzionit: deri tani nuk arrin kurre te gjuaje ne drejtim te portes.

Gjate ndeshjes provon te mbroje zonen e tij, pavaresisht se nuk ka fizikun: kunder Cagliarit ka rekuperuar 4 here topin.

Koha dhe dhuntite jane nga ana e tij: nqse i ndjek me perpikmeri keshillat e Mazzarrit, Kovacic do jete i destinuar drejt rritjes konstante. Dhe ne kete moment do te behej nje pike fikse ne 11-shen titullare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.