Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “#SaveKovacic? Faleminderit tifoze! Mazzarri i sinqerte, kurre nuk jam penduar per Interin”

Kovacic: “#SaveKovacic? Faleminderit tifoze! Mazzarri i sinqerte, kurre nuk jam penduar per Interin”
Ardi Deda

“I penduar qe keni ardhur tek Inter? Per asnje moment”. Kete e thote Mateo Kovacic. Mesfushori kroat ndihet mire pavaresisht se nuk po luan me vazhdimesi. Ne gazeten kroate Jutarnji ka treguar: “Ne Milano jam duke punuar shume per te arritur nivelin qe kenaq trajnerin, shoqerine dhe tifozet. Futbolli italian nuk eshte i thjeshte per tu luajtur, megjithate eshte nje shkolle per mua, te meson te perfeksionosh taktiken, te meson te jesh profesionist, te jep eksperience si futbollist dhe si person. Ndoshta nuk luaj sa do te doja, por besoj se do te vij momenti”.

Tifozet kane paraqitur nje baner per te kerkuar futjen tende ne fushe. Cfare mendoni?

“Nuk e kam pare parrullen. Jam i lumtur per mbeshtetjen e tyre dhe dua vecse ti falenderoj. Per sa i perket trajnerit eshte ai qe vendos dhe qe zgjedh, ai kerkon me te miren per skuadren, ka nje vizion dhe eshte kjo qe po sjell gjera pozitive. Sa per mua, une duhet te punoj cdo dite per te treguar qe mund te jem titullar, flet vetem fusha, nuk kane te bejne gazetat”.

Cfare raporti keni me Mazzarri? Flisni? Perpara ndeshjes me Bologna keni qene ne stol per dy ndeshje rradhazi…

“Kam nje raport te mire me trajnerin. Shume here me ka thene se cfare duhet te bej per tu permiresuar, si ta bej dhe se cfare pret prej meje. Me trajton ne menyre te barabarte, te hapur dhe e di qe kerkon qe une te permiresohem. Kunder Bologna kam luajtur per 40 minuta dhe me ka komplimentuar per menyren se si kam luajtur, me ka thene qe kam bere mire dhe qe kam bere ate qe me kishte kerkuar dhe une ndoshta mund te kem ndonje mundesi per te luajtur kunder Sampdorias”.

Ku mendoni qe jeni permiresuar qe kur keni ardhur tek Inter?

Mendoj qe jam permiresuar edhe fizikisht, besoj se jam me i forte, po perpiqem te permiresohem dhe ne fazen mbrojtese dhe po punoj akoma per tu permiresuar”.

Ardhja e Hernanes ka ndalur perparimin tuaj?

“Jo. Eshte nje lojtar i madh dhe sa me shume lojtar te mire te jene aq me mire per skuadren. Konkurrenca eshte e mirepritur. Hernanes eshte nje djalosh fantastik, shkojme mire me njeri-tjetrin dhe me pelqen shume te luaj me te”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.