Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,305 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Te rikthejme Champiosin ne San Siro. Une si Hamsik? Jo, ai ben me shume gjera se une. Dhe me Stankovic…”

Kovacic: “Te rikthejme Champiosin ne San Siro. Une si Hamsik? Jo, ai ben me shume gjera se une. Dhe me Stankovic…”
Ardi Deda

Intervistuar nga Marco Bazaghi per Sport Mediaset, Mateo Kovacic, xhevahiri kroat i Interit, flet ne rradhe te pare per zerat e merkatos qe se fundmi e kane pare protagonist. Ja dhe fjalet e tij: “Une mund te them ate qe kam thene gjithmone qe jam i lumtur ketu dhe te gjithe jane te kenaqur me mua. Mund te them se me pelqen shume te qendroj ketu. Une dhe Icardi jemi futbolliste te rinj qe kan akoma shume per te mesuar dhe kete gje mund ta bejne tek Inter. Une kam qene gjithmone optimist, edhe kur nuk luaja stervitesha mire dhe kam mesuar shume nga trajneri dhe stafi i tij. Kete vit bej me shume gjera per skuadren. Ka qene nje vit i veshtire per te gjithe, por me i mire se viti i kaluar. Me ka ndihmuar familja ime dhe te gjithe ketu ne Pinetina. Nuk mund te them nje person ne vacanti, ndoshta mund te them per Stankovic qe me telefonon gjithmone dhe Zanetti. Per ne te rinjte eshte fat mundesia per te qendruar prane kampionave te tille. Goli i pare? Me mungon shume sepse me pelqen te shenoj gola, por ne Itali eshte e veshtire te gjesh hapesira per te shenuar. Premtoj nje gol per vitin e ardhshem? Sigurisht, duhet sesben te gjej golin. Nese mund te behem nje lojtar alla Hamsik? Une jam Mateo, natyrisht qe Hamsik ben gjera qe une akoma nuk di ti bej, por nese dua te bej gol duhet te luaj si ne ndeshjen kunder Lazios, te sherbej topa dhe te provoj te gjuaj. Jam i ri, kam shume per te mesuar”.

Pyetjes nese eshte e drejte te vazhdohet me Walter Mazzarri, Mateo Kovacic i pergjigjet pa dyshime: “Une vetem mund te them qe me te kam pasur gjithmone raporte te mira, me ka mesuar shume, si levizjet ne fazen mbrojtese. Sipas meje Inter duhet te mbeshtetet tek ai per tu kthyer tek fitoret. Vitin e ardhshem Inter duhet te kthehet ne Champions? Po, Inter nuk mund te jete e kenaqur me nje vend te peste, duhet te synojme gjithmone maksimumin”.

Mesfushori flet per Boterorin e ardheshem qe do ta shohe protagonist me Kroacine: “Po, mendoj per Boterorin, por kemi akoma nje ndeshje te fundit kunder Chievos per te luajtur”. Ne mbyllje nje premtim per tifozet e Interit per vitin e ardhshem: duhet te pergatitemi mire per te rikthyer Championsin ne San Siro”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.