Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Krahet e Interit: Conte ka qene shume i qarte, ja dy lojtaret qe do qendrojne dhe 2 lojtaret qe do te largohen

Krahet e Interit: Conte ka qene shume i qarte, ja dy lojtaret qe do qendrojne dhe 2 lojtaret qe do te largohen
Inter Club Staff

Inter po reflekton. Krahet e saj kane qene shpesh nje problem shume i madh per Antonio Conten dhe kjo gje eshte shume e vertete.

Tranjeri zikalter ka kerkuar (dhe ka marre) dy perforcime ne janar. Por per te ardhmen, ndryshimet mund te jene perseri te rendesishme.

Sipas lajmeve qe jep Gazzetta dello Sport, vetem Young dhe Candreva sot per sot jane te sigurt ne skuader, dhe do te kete 3 largime dhe 2 blerje ne kete repart.

Cristiano Biraghi do te rikthehet tek Fiorentina, Asamoah do te largohet ne Turqi ndersa per Moses mbase do te flitet me Chelsea per nje zgjatje te huazimit.

Por Interi po mendon qe ne krahet e saj edhe te rinohet duke investuar tek lojtare te rinj.

Sipas Gazzetta dello Sport, “emri kryesor eshte mbi te gjitha ai i Emerson Palmieri, qe ka luajtur edhe me pare me Conten tek Chelsea per 6 muaj.”

“Ai eshte nje i majte i paster, 25 vjec, me pashaporte Italiane dhe qe ka qene gjithmone nje i preferuar i teknikut, qe nga koherat e Romes.”

“Nderkohe, Zhang pelqen edhe Nelson Semedo dhe Junior Firpo: portugezi eshte 26 vjec ndersa spanjolli eshte 23 vjec.”

“I pari luan ne te djathte dhe i dyti ne te majte. Jane ata te dy lojtaret qe mund te perfundojne ne Milano ne rastin e tratatives per Lautaron.”

Sipas La Gazzetta dello Sport, kater mbrojtesat e krahut per Interin sezonin e ardhshem mund te jene: Candreva, Semedo, Emerson Palmieri dhe Ashley Young.

Nje katershe qe do te gezonte pelqimin total te tranjerit te Interit. Gjithesesi, do te duhet shume pune qe te arrihet tek ata.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.