Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kramaric: “Enderroj nje ekip te madh si Inter. Kovacic…”

Kramaric: “Enderroj nje ekip te madh si Inter. Kovacic…”
Bujar Berishaj

Andrej Kramaric, sulmuesi kroat 23 vjecar ka folur ekskluzivisht per Tuttosport. Keto jane fjalet e tij:

Ne muajt e fundit eshte folur shume per ju ne Itali. Milan dhe Inter ju kane ndjekur me kujdes. Sa ju pelqen kjo?
“Kam lexuar ne gazeta, por nuk iu kushtoj shume vemendje. Qellimi im eshte te mbetem i koncetruar tek Rijeka dhe objektivat tona. Me klubin tim jemi duke bere nje kampionat te mire dhe mund t’i kalojme grupet ne EL. Mund te them qe futbolli eshte jeta ime dhe do te ishte bukur qe nje dite te luaj ne nje klub te madh europian sic jane dy lubet milaneze.”

Duke u kthyer ne teme, Itali-Kroaci do te luhet ne San Siro. Do ju pelqente qe ne te ardhmen te ishte stadiumi i juaj?
“Nuk ka detaje mbi te cilat mbeshtetem fort. Dua te luaj ne nje skuader qe luan futboll sulmues. Kjo eshte ajo qe me pelqen dhe mendoj se pershtatet me stilin tim te lojes.”

Kontrata me Rijekan iu skadon ne qeshor. Mendoni te largoheni me pare?
“Eshte dicka qe me perket vetem mua dhe klubit. Pastaj, ndihem mire tek Rijeka dhe nuk kam ndonje nxitim qe te largohem. Kjo qe jam duke jetuar eshte periudha me e bukur e karrieres sime. Qyteti, tifozet, klubi, te gjithe me kane pranuar sikur une te isha lindur ne Rijek, dhe kjo eshte me te vertete shume e bukur.”

Shume nga lojtaret kroat qe kane ardhur ne Itali kane bere shume mire. Do ju pelqente te ndiqni rrugen e tyre?
“Sigurisht, kush nuk do te ndjek hapat e tyre. Lojtaret si Boban, Baksic, Jarni e Rapaic kane lene gjurmet e tyre ne Itali. Se fundi ka arritur edhe Kovacic qe po ben shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.