Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

918 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kritika ne Argjentine per Icardin: “Cfare ishte ajo qe pame ne fushe? Me siguri ai nuk ben per…”

Kritika ne Argjentine per Icardin: “Cfare ishte ajo qe pame ne fushe? Me siguri ai nuk ben per…”
Ardis
  • On 18/10/2018, 18:52

Gazeta argjentinase analizon performancen e Mauro Icardit ne ndeshjen kunder Brazilit.

Arriti te shkoje afer, por golin nuk arriti ta realizoje. Mauro Icardi ne ndeshjen e 6 me bluzen e Argjentine-s, nuk arrin te shenoje golin e pare me kombetaren Albiceleste.

Ole ka analizuar ndeshjen e kapitenit zikalter kunder Brazilit:

“Mauro Icardi ka ardhur ne kete ndeshje miqesore kunder Brazil-it, me 5 gola te realizuar ne 5 ndeshje, me Inter-in.”

”Nje formacion i hedhur ne fushe nga Spalletti me dy sulmues krahu qe e furnizojne me assist per kapitenin e tyre dhe sulmuesin e ekipit”.

“Cfare ishte ai version i Icardit qe pame ne? Moduli 4-5-1, me te cilen kombetarja argjentinase u perball me Brazil-in nuk eshte aspak funksionale per lojen e Mauro Icardi-t. I vetem ne zonen e rreptesise, ishte i izoluar nga Miranda, Marquinhos dhe Casemiro”.

“Sulmuesi nuk eshte fare ne habitatin e tij te zakonshem, karakteristika e tij primare eshte qe te finalizoje.”

“Gjithsesi ka pasur dy raste per te realizuar, dhe kredibiliteti i tij eshte akoma gjalle. Ka luajtur vetem 6 ndeshje me kombetaren argjentinase.

“Me pak fjale, ne 358 minuta qe ka luajtur me kombetaren argjentinase, nuk ka arritur te beje ate qe tek Interi arrin ta beje shume mire: te realizoje gola”, e mbyll analizen Ole.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.