Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

366 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ju mungon Perisic? Kroati kerkon permbysjen ne prag te ndeshjes Inter-Milan: ja plani i tij!

Ju mungon Perisic? Kroati kerkon permbysjen ne prag te ndeshjes Inter-Milan: ja plani i tij!
Ardis
  • On 15/10/2018, 16:55

Lojtari kroat deri me tani ka realizuar dy gola dhe ka dhene dy asist.

Rekuperimi i kushteve te tij fizike optimale eshte nje gje shume e rendesishme per teknikun e Interit Spalletti ne prag te nje ndeshjeje si kjo.

Ivan eshte nje nga lojtaret me te mire te grupit, per te mos thene me i miri ne ate qe ai perfaqeson ne nje dite te mire.

Por nese duhet te veme gishtin tek nje lojtar qe ka bere pak tek Inter-i, deri me tani, eshte pikerisht ai, Ivan Perisic.

Lojtari duket se ndjen akoma lodhjen e Boterorit dhe deri me tani nuk ka bere lojen qe eshte dashur per te ndryshuar ndeshjen.

Mauro Icardi, aty perpara, e pret sepse vitin e kaluar nga Perisic kane ardhur asist dhe gola te ndryshem.

Deri me tani, ne 543 minuta te luajtura, ka realizuar dy gola dhe ka dhene dy asist per te cuar shoket e tij ne realizimin e golave.

Por jane numra qe duhet te rriten dhe Spalletti ka per detyre te nxjerre nga lojtari kroat energji fizike dhe mendore qe do ti lejonin atij te bente nje sezon te rendesishem, pavaresisht se eshte i lodhur nga kompeticioni i Boterorit ne Rusi ku kombetarja kroate ka fituar medaljen e argjendit ne finalen kunder France-s.

Sot ne mengjes lojtari kroat do te jete ne Pinetina sebashku me Asamoah, sipas Corriere dello Sport: trajneri kroat i ka dhene leje per tu larguar dhe per te qene ne dispozicion te Spalletti-t.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.