Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

772 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kthehet Thohir, qe te marten ne Milano. Nje axhende e ngjeshur me mbledhjen e keshillit, garancive bankare dhe merkato

Kthehet Thohir, qe te marten ne Milano. Nje axhende e ngjeshur me mbledhjen e keshillit, garancive bankare dhe merkato
Ardi Deda

Erick Thohir do te kthehet ne Milano qe te marten e ardhshme, per te pasur mundesi keshtu per te shijuar dhe ndeshjen Inter-Udinese ne program te enjten ne mbremje. Gazzetta dello Sport tregon axhenden e manjatit, gjithmone e me shume i impenjuar gjate qendrimeve te tij ne Milano. “Thohir do te mbaje para kohe mbledhjen e keshilit e parashikuar per gjysmen e dyte te javes se ardhshme (aprovim i licensave Uefa dhe tema delikate e rifinancimit te klubit ne ceshtjet e dites). Brenda qershorit Thohir duhet te transferoje garancite bankare nga Massimo Moratti tek ai vete. Ndersa presidenti aktual honorifik institucioneve bankare mund ti garantonte vete emrin e tij, ate te familjes dhe te Saras, garancia qe do te vendose ne tavoline Thohir eshte Interi vete. Me nje projekt te ri i cili ne dy-tre vjet synon te vendose ne vend llogarite si me nje prerje te shpenzimeve ashtu edhe me rritjen e te ardhurave. Operacion i besuar jo vetem impulsit te ri i dhene nga sektori komercial, por edhe prej iniciativave te ndryshme qe lidhen me San Siro. Nga promovimi i biletave te ndeshjeve tek permiresimi i impiantit qe kane per objektiv te afrojne tifozet dhe per ta bere me te kendshme nje vizite ne stadium”.

Pra, presidenti zikalter nuk ka per qellim te humbase kohe dhe vazhdon punen e tij per rimodelimin e klubit ne 360 grade. Kjo e gjitha, pa harruar merkaton. Dje, drejtori sportiv Piero Ausilio ka qene ne Londer per Chelsea-Galatasaray, ndersa sot do te jete i pranishem ne Old Trafford per Manchester United-Olympiacos. Ne shenjestren e Ausilio jane shume lojtare te Premier League, nga Obi Mikel tek Sagna, duke kaluar tek Evra, Capoue, Nani, Torres, Hernandez dhe Dzeko. Thohir i ka idete e qarta, pas bisedave me Mazzarrin dhe vete Ausilion: pas ardhjes se Vidic, do te nevojiten te pakten nje mediano me nivel, nje tjeter lojtar krahu dhe nje sulmues me peshe. Kthimi i Thohir ne Itali, do te sherbeje per te sqaruar se fundmi hapat e metejshem qe duhen permbushur ne merkato.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags