Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

161 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kujtimi i Van der Meyde: “Inter, ne fillim nuk doja te shkoja, por me pas Moratti…”

Kujtimi i Van der Meyde: “Inter, ne fillim nuk doja te shkoja, por me pas Moratti…”
Inter Club Staff

Andy Van der Meyde ka rifituar nje vend special ne zemrat e tifozeve te Interit. 

Ai ka folur per Footballstation.it dhe ka nxjere ne pah disa kujtime mjaft te bukura te rendesishme te kohes kur ai luante per zikalterit.

AJAX – “Deri ne 2002 luaja ne te djathte. Pastaj erdhi Koeman dhe me kerkoi qe te luaja ne te majte. Ju pergjigja: “Cfare?”. Nuk kisha luajtur kurre andej, mendova se ishte i cmendur.”

“Por shkoi mire. Fillova te shenoj edhe me shume gola. Tifozet me donin shume, ishim nje skuader e madhe, mund te enderronim edhe per dicka me shume.”

“Ne 2003 arritem deri ne 1/4 e finaleve ne Champions duke ju afruar gjysmefinales vetem disa minuta larg (San Siro, Inzaghi-Tomasson).”

INTER – “Transferimi im tek Interi? Boh, te them te verteten nuk doja te shkoja. Jo se nuk doja Interin, apo fanellen zikalter, por sepse nuk doja te largohesha nga Ajax. Ishte shume e thjeshte.”

“Ndihesha ne top te formes time, por Moratti ofroi aq shume para sa klubi dhe drejtuesit me detyruan qe te largohesha duke me thene se oferta zikalter ishte nje oferte qe nuk mund te refuzohej dhe per me shume nese do te shkoja do te fitoja nje mal me para.”

“Dhe keshtu ndodhi. Kam ende kujtime te mrekullueshme. Viti i pare shkoi shume mire: kerkonin nje lojtar krahu te thjeshte per 4-4-2. Duhet te beja krosime per Vierin dhe keshtu ndodhi.”

“Me Mancinin luaja me pak dhe vendosa qe te largohem. Golat me te rendesishem? Ai i Romes me Ajax, ne nje stadium te mbushur kunder nje skuader plot me kampione si Totti dhe Cassano.”

“Por nuk harroj as ate ne Highbury: cfare goli, nje gol shume i bukur ne ajer, mundem nje Arsenal shume te forte. Ishte nje nate e mrekullueshme. Kur u ktheva gjeta tifoze edhe poshte shtepise time ku donin te festonin me mua.”

ZLATAN – “Shihej qarte qe Zlatan kishte dicka me shume se te tjeret. Dhe mendoni vetem kaq: eksperienca e tij tek Ajax nuk nisi ne menyren e duhur dhe beri shume sjellje te gabuara, ndeshje jo te mira dhe tifozet e vershellenin. Por doli nga ajo situate: e dinim qe do te behej nje nga me te miret ne bote dhe keshtu ndodhi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.