Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kulusevski zbulon: “Interi? Ja pse i thashe jo. Kisha frike. Por San Siro ishte i mrekullueshem.”

Kulusevski zbulon: “Interi? Ja pse i thashe jo. Kisha frike. Por San Siro ishte i mrekullueshem.”
Inter Club Staff

Ka qene shume afer Interit. Por me pas, Juventusi arriti ta beje per vete dhe arriti marreveshjen per ta marre ne Torino.

Dejan Kulusevski, mesfushori i Parmes, por ne pronesi te skuadres torineze, ka folur sot per La Gazzetta dello Sport duke shpjeguar edhe motivet e zgjedhjes se tij.

“Sarri ka qene simpatik. Me ka vene menjehere ne nje ambjent te ngrohte sa here qe kemi folur ne telefon apo nga afer.”

“E njihja qe nga koha e Chelseat menyren e lojes se tij. Edhe per kete arsye e kam zgjedhur Juventusin muaj me pare.”

Dejan Kulusevski: "Qui a Parma mi sento il benvenuto" - YouTube

Nderkohe, Interi pasi te humbi ty mori Eriksen: por ai ka hasur veshtiresi.

“Pikerisht. Me Conten levizjet jane te ndryshme, si aset taktik flas. Frika ime ishte kjo. Mos pershtatja me skemat e tij. Prandaj i thashe ‘jo’ Interit.”

Edhe Tonali kerkohet nga Interi dhe Juventusi. Sugjerime? 

“Sandro eshte shume i forte. Eshte normale qe e kerkojne te gjithe. Por nuk ndihem ne pozicionin e duhur per te dhene keshilla: le te zgjedhe me zemer ate qe eshte me e mire per te.”

Ndjesite me te forta deri me tani?

“Debutimi ne San Siro kunder Interit: nje stadium i mrekullueshem. Isha i qete, por ne pushimin e ndeshjes kam vjelle nga emocionet dhe stresi: nje 2-2 i paharrueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.