Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

303 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kumbulla, Interi po perdor nje karte surprize per ta blere: nuk eshte as Salceo e as Dimarco

Kumbulla, Interi po perdor nje karte surprize per ta blere: nuk eshte as Salceo e as Dimarco
Inter Club Staff

Interi eshte gati qe te beje vrapimin final per te arritur tek shqiptari shume i talentuar i Verones, Marash Kumbulla. 

Djaloshi i lindur ne vitin 2000, eshte prej kohesh tashme ne qender te shenjestres te klubit zikalter qe po mendon se si te jape goditjen finale per te keto dite.

Interi, sipas asaj qe thoe Corriere dello Sport, ka nje korsi preferenciale per lojtarin edhe per shkak te Salcedo dhe Dimarco, te dy keta aktualisht ne huazim tek verdheblute.

Por me sa duket, Marotta po mendon te perdore nje karte tjeter per te bindur Veronen per ta shitur tek Inteir lojtarin.

Kjo sepse Verona kerkon rreth 30 milione euro per kartonin e tij. Por cfare ka menduar Marotta?

Corriere zbulon: “Marotta po mendon si ta beje realitet kete goditje, duke futur ne mes nje karte ‘speciale’.”

“Interi keshtu ka menduar ti ofroje Verones pervec dy kartonit te lojtareve dhe milionave euro, edhe nje vit huazim te lojtarit.”

“Pra, Kumbulla do te qendronte edhe nje vit ne Verona ku do te luante si titullar i padiskutueshem dhe do te rritej akoma me shume.”

“Pastaj, Interi ka edhe nje avantazh ne te gjithe kete histori: e fejuara e lojtarit preferon me gjithe zemer nje transferim ne Milano, qytetin e modes se sa ne Napoli, qytet qe e ka te fundit ne preferencat e saj.”

“Nderkohe, Kumbulla ka nje kontrate deri ne 2022: nese do shitej direkt tek Interi do i jepte Verones nje fuqi me te madhe ne tratative ne kete moment sepse ka edhe 2 vite kontrate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.