Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kunder Juves do te jete akoma 3-5-1-1? Milito…

Kunder Juves do te jete akoma 3-5-1-1? Milito…
Donald Elmazi

Mungon akoma edhe nje jave nga supersfida kunder Juventus-it, tashme ka ide dhe zgjidhje per formacionin e interit qe do hedhe ne fushe per derbin e Italise.

Objektivi i pare i Mazzarrit qe kur eshte ulur ne pankinen e Inter-it ka qene ajo qe ti jape skuadres ate ekuiliber qe e kishte humbur kohet e fundit. Zgjidhja e pare ka qene ajo e te luajturit me nje 3-5-1-1, modul ky qe e ben ekipin te jete me i mbuluar, por ne te njejten kohe te jete me prezent ne fushe ne nivel distance me repartet. Tre garat e para zyrtare kane dhene pergjigje pozitive, ja pse eshte e thjeshte te mendosh se moduli do jete i njejte edhe kunder skuadres bardhezi. Mazzarri do ti besoje njeriut me ne forme dmth Palacios te mbeshtetur nga Alvarez.

Neser zikalterit do te bejne nje miqesore per te verifikuar edhe progresin e Militos por edhe te Samuel. Nderkohe per sulmuesin zikalter nuk duhet te kete probleme, do jete e rendesishme te shihet reagimi i Princit. Nuk mund te mendohet qe numri 22 do te nise si titullar kunder Juventusit, por ndoshta prezenca e tij ne pankine mund t’i jape entuziasem te gjtihe ambjentit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags