Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kundër Napolit, fanelë titullari për D’Ambrosio. Kthehet Shaq, Hernanes…

Kundër Napolit, fanelë titullari për D’Ambrosio. Kthehet Shaq, Hernanes…
Rinor Sopaj

Po afrohet ndeshja e cila do të zhvillohet nesër në mbrëmje kundër Napolit dhe Roberto Mancini ka filluar të mendoj se cili do të mund të ishte formacioni më i mirë që do të mund të përballej me njëmbëdhjetëshen e Benitez, duke mos e humbur nga shikimi ndeshjen tjetër e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani kundër Wolfsburg. Në mbrojtje duket shumë i sigurt rikthimi i Andrea Ranocchia i cili do ta ketë si partner Juan Jesus në qendër të mbrojtjes. Në krahë i sigurt D’Ambrosio ndërsa për një fanelë titullari do të luftojnë Santon dhe Campagnaro, me argjentinasin favorit për shkak të karakteristikave të tij defansive të cilat mund t’i hyjnë në punë skuadrës për shkak të treshes së mesfushorëve ofansiv të Napolit por edhe sepse italiani nuk ka pushuar fare prejse është kthyer tek Interi.

Në mesfushë i vetmi dyshim është prezenca e Hernanes: braziliani mund t’i surprizojë të gjithë duke e filluar ndeshjen në vend të Medel dhe ta kompletojë treshen në mesfushë së bashku me Guarin dhe Brozovic, por kjo do të jetë një nga dyshimet që vijnë nga lojërat përgatitëse e zhvilluara gjatë stërvitjeve. Në sulm kthehet Shaqiri ku përpara tij sipas të gjitha gjasave do të jenë Icardi dhe Palacio, duke e parë që ish-lojtari i Sampdorias është shëruar nga një sëmundje e lehtë e cila e “goditi” në ditën e djeshme.

INTER (4-3-1-2): Handanovic; Campagnaro, Ranocchia, Juan Jesus, D’Ambrosio; Guarin, Hernanes, Brozovic; Shaqiri; Icardi, Palacio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.