Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kunder Samp, Rafinha i vertete: Interi do e bleje vetem me nje kusht! Ose nese Barca…

Kunder Samp, Rafinha i vertete: Interi do e bleje vetem me nje kusht! Ose nese Barca…
Inter Club Staff

Lojtari duket se eshte ambjentuar ne Milano dhe deshiron te qendroje me cdo kusht, por gjithcka do te varet nga rrugetimi i Interit deri ne fund te Serie A.

Rafinha erdhi ne janar tek Interi dhe ju deshen vetem pak ndeshje per te rekuperuar forme dhe minuta qe i mungonin per shkak te nje demtimi te gjate ne gju.

Per te shkruan sot Corriere dello Sport ne faqet e saj.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Rafinha i vertete u pa ndaj Sampdorias. Nje trekuartist me kualitete superiore, i shpejte ne mendim, vertikalizues i mire dhe ne gjendje te ndaje ne dysh mesfushen kundershtare.”

“Me pak fjale, pikerisht ajo qe kishte nevoje Interi.”

“Tani Spalletti do te kete ne dore nje diamant shkelqyes deri ne fund te Serie A per te kapur Championsin.” – vazhdon ne artikullin e tij Pietro Guadagno ne faqet e Corriere dello Sport.

Tani duhet kualifikimi ne Champions League qe lojtari te blihet nga klubi: do te kushtonte 35 milione euro plus bonuse. 

Djaloshi ndihet si ne shtepi ne Milano dhe deshiron te qendroje tek Interi me cdo kusht.

Kur ndaj Napolit tekniku italian e vuri perpara Gagliardinit dhe Brozovic, lojtari brazilian e tregoi qe mund te bente shume mire, sepse aty ne mesin e fushes ai eshte i afte te beje magji.

Kunder Sampdorias, insiston Corriere dello Sport, atij i mungoi vetem goli dhe do te kishte nje dite perfekte.

Tashme djaloshi duket se ka nevoje per vazhdimesi dhe kush e di sa mire do i beje kjo pauze qe mendohet se do e ndihmoje te rikthehet ne formen me te mire fizike te mundshme.

“Sapo Champions te arrihet, me pas, do te vleresohen te gjitha pistat e blerjes se tij. Por mos te harrojme se perpara 30 qershorit duhet bere nje shitje me patjeter tek Interi per shkak te FPF. Por kjo gje mund te ndodhe edhe nese Barcelona i jep mundesine e blerjes Interit edhe pas dates 30 qershor, dite kur mbaron huazimi, qe ti jape mundesi zikalterve ta fusin ne bilancin e sezonit tjeter, jo te ketij sezoni.”

“Duke nisur nga 1 korriku ne fakt, manovrat e klubit zikalter ne merkato do te jene shume me te lehta.”, mbyllet artikulli i Corrieres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.