Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kupa e Italise, ndryshon totalisht rregullorja: ja cfare ndodh nese Interi fiton 0-1 ndaj Napolit!

Kupa e Italise, ndryshon totalisht rregullorja: ja cfare ndodh nese Interi fiton 0-1 ndaj Napolit!
Inter Club Staff

Inter e di qe do te perballet me Napolin te shtunen me 13 qershor ne San Paolo, por nuk e di ende orarin perfundimtar te ndeshjes.

Sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, diten e sotme do te vendoset gjithcka per kete ndeshje.

Keshtu do te vendoset edhe orari i Napoli-Inter por edhe orari i gjysmefinales tjeter Juventus-Milan dhe i finales.

Pritet qe keto ndeshje te luhen ne oren 21:00, por me pare duhet pritur zyrtarizimi perfundimtar nga Federata dhe Liga Serie A.

NDRYSHIMI I MADH, NUK DO TE KETE KOHE SHTESE – Nje ndryshim qe ka shije revolucioni ne Kupen e Italise.

E perditshmja italiane shpjegon se si do te zhvillohen ndeshjet qe jane ne program te premten dhe te shtunen si dhe cfare do te ndodhe nese Interi do te fitonte 0-1 ndaj Napolit.

“Gjysmefinalet do te jene pa kohe shtese: ne rast barazimi (nese Interi e mbyll ndeshjen 0-1 ndaj Napolit), duke marre parasysh edhe ndeshjen e pare, do te shkohet menjehere tek penalltite.”

“Nje zgjidhje kjo qe Liga Serie A e ka adaptuar kerkesat e klubeve qe jane shume te shqetesuara per rinisjen e shpejte. Keshtu, do te evitohen 30 minuta lodhje e panevojshme sipas tyre”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.