Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

531 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kur nje motorr (ose dy), shpetoi merkaton e Interit ne 2011

Kur nje motorr (ose dy), shpetoi merkaton e Interit ne 2011
Inter Club Staff

Cdo merkato futbollistesh ka gjithmone shume gjera te pathena, gjera qe shume tifoze nuk i dine por qe kur i lexon pas shume kohesh, te bejne te mendosh qe nje sekond me shpejt apo nje me vone, mund te kishin bere diferencen vite me pare. 

Gjate ketyre diteve ne kemi kujtuar se bashku histori te ndryshme per ndodhi te viteve me perpara qe kane te bejne me Interin, por sot, duke u nisur nga nje interviste e Marco Branca-s dje, na u kujtua nje ndodhi shume e bukur e 2011, qe e kerkuam neper arkivat tane per ta shperndare me te gjithe ju.

Kur marreveshja me Sampdorian per Giampaolo Pazzinin u mbyll, ishte ora 17:45 dhe, kishte vetem 1 ore e 15 minuta kohe qe marreveshja te depozitohej ne Federaten Italiane te futbollit, qe Pazzo Pazzini te kishte mundesine te luante ne ndeshjen Inter-Palermo.

Marco Branca qe ishte diku ne mes Milanos dhe Genovas, ku sapo kishte negociuar dhe mbyllur kete marreveshje, e kishte te pamundur qe te arrinte ne kohe me gjithe trafikun qe karakterizon ate zone. Keshtu, ai nisi nje delegat te Interit ne zyrat e Lega Calcio, dhe mori hua nje motorr per te shmangur trafikun dhe per te bere ne kohe rekord rreth 40 kilometra. Poshte sediljes se tij, nuk ishte as me pak e as me shume, por kontrata e sigluar nga te dyja palet.

Pa ate dokument, Pazzo do te ishte ende tek Sampo dhe nuk do te kishte shenuar ate dy golesh ndaj Palermos ku Interi riktheu nje rezultat 0-2 ne 3-2, ku Pazzini jo vetem shenoi dy gola por fitoi edhe nje penallti.

Kaluan pak dite nga kjo ndodhi, por tashme nuk jemi me ne gare me kohen qe nje futbollist te regjistrohet ne kohe per nje ndeshje, por jemi ne gare me kohen qe Nagatomo, te kaloje nga Cesena tek Interi.

Zikalterit, me ne krye Ausilion, sapo kishin mbyllur marreveshjen ndermjet Interit dhe Cesenas per nje shkembim huazimesh te Nagatomos dhe Santon per 6 muaj, por problemin kryesor e paraqiste ora: ishim vetem disa minuta larg nga gong-u final i merkatos, rreth 15-20 minuta.

Sapo u arrit marreveshja ne nje ambjent ne Milano, kishte buzeqeshje tek te dyja palet deri ne momentin kur dikush ka guximin te flase dhe te thote: “Shume mire, po tani kush i dergon kontratat ne Lega Calcio kur ka edhe 15 minuta kohe te mbetur?”. Cdo tentative me makine do te ishte e deshtuar duke pare trafikun ne Milano. “Nje motorr, nje motorr”, therret dikush. “Po, po, e dime qe Nagatomo ne krah vrapon si nje motorr, por na duhet nje ide per te cuar kontratat ne Lega Calcio sa me shpejt”, thote dikush tjeter. Eshte i njejti ze, qe perserit: “Jo, e kisha fjalen vetem nje motorr mund te na ndihmoje te cojme kontratat ne kohe perpara se te mbyllet merkato. Nje pony express madje”.

Tani harrojeni dialogun final, sepse e treguar nga personi ne person, mund te jete ndryshuar dhe bere sa me shume zbavites, por mund te imagjinohet lehte se cfare ka shkuar ne mendjen e atyre njerezve ne ato momente.

Si perfundim, kesaj radhe eshte Ausilio ai qe mer persiper te dergoje ne zyrat e Federates Italiane dokumentat e transferimit te Nagatomos. Nje motorr parkohet perballe hotelit ku regjistroheshin kontratat ne Milano, hiqet kokorja dhe eshte Ausilio i cili me kujdes ndjer edhe kontraten nga poshte sediljes. “E ke seriozisht?”, pyesin te habitur disa drejtues te nje skuadre tjeter, koleg te tij. Por Piero nuk ka kohe as te marre fryme ne ato momente: ora 18:59, kontrata depozitohet ne Lega dhe Nagatomo zyrtarisht nje lojtar i Interit dhe Santon per 6 muaj ne Cesena.

Dikush mund te qeshe sot, por mbase do te mjafonte nje semafor i kuq me shume dhe Nagatomon me bluzen e Interit dhe mbase Pazzo Pazzini nuk do o te kishte pasur kurre ate impakt tek Interi ne 2011 pa ate Inter-Palermo 3-2.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.