Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

993 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kur vjen Thohir? Humori eshte i keq, gati takimi me Abete dhe kreun e arbitrave.

Kur vjen Thohir? Humori eshte i keq, gati takimi me Abete dhe kreun e arbitrave.
Xhorxh Gellci

Asgje me ndonje rendesi te vecante por ka nje mister te vogel rreth kthimit te Thohir ne Milano. Per shkak te nje greve ne fluturimet internacionale, zbritja e tij ne Milano nuk ka ndodhur dje sipas programit, prandaj pyetja eshte e thjeshte: Kur do te vije?

Nga shoqeria nuk ka asnje lajm, shenje qe deshirohet te evitohet zhurma e gazetareve ne aeroport. Sipas Corriere dello Sport, ardhja e tij pritet neser, por disa zera flasin se mund te vije sot ne Rome. Por dicka eshte e qarte: humori i presidentit nuk do te jete ai i zakonshmi. Rezultatet e fundit negative dhe sinjalet e ardhura nga skuadra e kane inatosur. Ne programin e tij, nuk do te mungoje nje vizite ne qendren stervitore para ndeshjes me Bolognen, qe ne kete pike eshte shume delikate.

Erick Thohir eshte i vendosur te vazhdoje projektin, dhe pasi te kete sistemuar ceshtjet e shoqerise dhe te borxheve, ka ndermend te zgjeroje njohjen e tij me futbollin italian. Presidenti i ri zikalter ka ne plan te takoje edhe kreun e federates, Abete, si dhe kreun e arbitrave. Qellimi eshte per te kontribuar ne zhvillimin e futbollit italian dhe per t’i kthyer atij shkelqimin e dikurshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags