Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Kurre nuk e kemi pare ne kete forme te Inter: Marotta, te lutem mos e lejo te largohet!”

“Kurre nuk e kemi pare ne kete forme te Inter: Marotta, te lutem mos e lejo te largohet!”
Inter Club Staff

Ai eshte nje nga lojtaret me te mire te Interit ne kete sezon dhe per kete nuk ka me te voglin dyshim.

Edhe pse sezonin e ka nisur pikerisht si sezonin e shkuar, me plot dyshime per te ardhmen dhe me pasiguri per vendine e titullarit, por fusha ka treguar te kunderten.

Po flasim per Ivan Perisic, qe aktualisht me formen qe po kalon eshte nje nga me te miret ne Europe dhe i papermbajtshem.

E shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila ne fund tregon edhe per kerkesen qe tifozet e Interit kane per Beppe Marotten.

“Ai eshte 33 vjec. Ka kembe te embla e ne fakt gjithmone i ka pasur, sepse eshte nje lojtar qe ne futboll ka fituar pothuajse gjithcka.”

“Por cilesia e tij me e rendesishme ka qene se gjithmone vrapon, vrapon, vrapon e nuk ndalet ne asnje moment.”

“Por keto kualitete jane te rendesishme per nje kampion total i cili ne fund, duhet te kete mendjen ne rregull, sepse ajo eshte e rendesishme.”

“Te jete i qete, te aplikohet, perqendrohet, te kete shpirt sakrifice. Perisic i ka keto cilesi dhe i ka me shumice madje.”

“Sot Perisic eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Interit sepse ai vendos, ndihmon, ndez, merr perdore, entuziazmon.”

” Duket sikur mund te shkoje deri ne fund te sezonit me kete ritem edhe pse ne menyre te pashpjegueshme, ai ende nuk ka rinovuar kontraten me Interin.”

“Ne kete moment, duhet te gjeje ende marreveshjen me Presidentin e klubit apo me drejtuesit e Interit per te vazhduar me tej.”

“Por a mundet nje klub si i Interit qe te humbase nje lojtar te tille ne kete forme per shkak te bilancit? Duket e veshtire te ndodhe.”

“Eshte e vertete, ka ardhur Gosens, por nje alternative e madhe eshte detyrim per nje klub te madh dhe tani Ivan eshte dicka tjeter.”

“E nje Inter pa te mund te zbuloje veten te jete me e varfer. Me siguri ne fushe do te zbrese edhe ana ekonomike, por lojtari ka nje vlere dhe e di shume mire.”

“Nderkohe, tifozet jane te gjithe nje mendje: “Kurre nuk e kemi pare Ivan Perisic ne kete forme te Inter: Marotta, te lutem mos e lejo te largohet!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.