Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

438 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kush do arbitroje Juventus-Inter? Mes shume polemikash, ja kush eshte favoriti kryesor

Kush do arbitroje Juventus-Inter? Mes shume polemikash, ja kush eshte favoriti kryesor
Ardis
  • On 05/12/2018, 21:31

Sa vjen dhe po afrohet takimi i te premtes ne mbremje me super ndeshjen ne kampionat midis Juventusit dhe Interit. Sport Mediaset ka hedhur nje hipoteze per emrin e arbitrit te ndeshjes:

“Midis veto-s se nderlidhur dhe polemikave, per Nicola Rizzoli nuk do te jete e lehte te zgjedhe drejtuesin e ndeshjes se madhe te premten ne mbremje. Me siguri vendimi do te jete fryt i arsyetimeve te shumta dhe perjashtimeve te detyruara”.

“Duke filluar qe nga Rocchi, Orsato dhe Mazzoleni. I pari eshte i perjashtuar nga lista per shkak te mosakordimit te faullit ndaj Zaniolo-s, arbitri i dyte eshte kthyer per te drejtuar Juventusin ne Firence, mbas 8 muajsh per ate karton te kuq te munguar ndaj Pjanic, pikerisht gjate ndeshjes Inter-Juventus, ndersa i treti, perkundrazi eshte kontestuar shume ashper qe toleroi Benatia-n ndaj nje ndeshkimi me karton te kuq ne Milan-Juventus”.

“Lista e arbitrave nderkombetare ne dore, me pak fjale, lista e kandidateve eshte reduktuar ne tre emra: Guida, Banti dhe Massa. Por edhe ne kete rast do te kete disa arsyetime per te bere. Guida e ka drejtuar shume mire derby-n e Milano-s, por Juventusi ka disa shqetesime ndaj tij duke pare origjinen e tij”.

“Duke pare precedentet favorizues me bardhezinjte dhe kritikat per menaxhimin e ndeshjes Juventus-Napoli, Banti perkundrazi nuk do te vleresohej shume nga Interi. Emri qe mund te gjeje dakordesine e te gjitheve, me pak fjale, mund te jete ai i Massa-s. Arbitri i Imperia-s eshte ne krye te kandidateve per ndeshjen e madhe dhe mund te jete emri i duhur per larguar dyshimet e te dyja paleve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.