Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

746 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kush do i lere vendin Nainggolan? Ja lojtari qe po mendon te sakrifikoje Spalletti i cili ka ende nje dyshim…

Kush do i lere vendin Nainggolan? Ja lojtari qe po mendon te sakrifikoje Spalletti i cili ka ende nje dyshim…
Inter Club Staff

Interi eshte gati qe te prese ne menyre perfundimtare Radja Nainggolan. 

Ish-lojtari i Romes, eshte detyruar te qendroje jashte fushave qe prej fillimit te fazes pergatitore per nje demtim muskular dhe eshte rikthyer te stervitet me shoket e skuadres rregullisht vetem ditet e fundit.

Ne Bologna ai duhet te jete nga minuta e pare sipas asaj qe thone te gjithe mediat sportive ne Itali.

Por per tu pare mbetet se kush nga lojtaret qe kane luajtur ndaj Sassuolos dhe Torinos do te ulet ne pankine per ti bere vend mesfushorit belg.

Sipas La Gazzetta dello Sport, i rrezikuari i pare eshte Matteo Politano po ka nje dyshim shume te madh ne mendjen e Spallettit:

“Sot si njeriu qe pritet ti lere vendin Ninjas duket se eshte Politano, sidomos nese Spalletti do te luaje perseri me nje 3-4-2-1. ”

“Nainggolan dhe Perisic do te luanin prapa Icardit e kjo do te ishte nje zgjedhje e kuptueshme. Por lenia jashte e Politanos mund te sjelle efekte anesore tek ky Inter.”

“Ish-lojtari i Sassuolos eshte nje lojtar i krahut qe e njeh artin e trekuartizmit, niset nga e djathta dhe futet per te goditur me kembe ne majte. Di si te mbaje top e si te pasoje kur duhet.”

“Ideja per ta perfshire me shume ne lojen e qendres ka qene e duhura ndaj Torinos. Por ulja etij ne stol mund edhe te ule nivelin kualitativ te skuadres ne fushe.”

“Po Politano, Nainggolan dhe Perisic bashke? Per kete do te duhej nje 4-2-3-1.”

“Ne cdo menyre, Spalletti do te tentoje te beje zgjedhjen me te mire te mundshme per Interi ne tij.”

“Por nese do te jete nje mbrojtje me tre, ai qe do te sakrifikohet do te jete Politano. Nese do te jete nje mbrojtje me kater, ai qe do te sakrifikohet eshte njeri prej mbrojtesave te qendres e me shume mundesi D’Ambrosio.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.