Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

456 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kush tha qe Interi ndalet me kaq? Eshte vetem fillimi: pas Kumbulles, gati goditja tjeter!

Kush tha qe Interi ndalet me kaq? Eshte vetem fillimi: pas Kumbulles, gati goditja tjeter!
Inter Club Staff

Sot sapo kemi dhene lajmin per ardhjen me shume se te mundshme te Marash Kumbulla nga Verona tek zikalterit e Interit. 

Por me sa duket, ai do te jete vetem goditja e pare ne mbrojtjen e Interit dhe Marotta and CO. nuk do te ndalen me kaq.

Sipas asaj qe thote Tuttosport, menjehere pas ardhjes se shqiptarit, Interi do te hidhet ne sulm edhe per nje transferim tjeter.

Kesaj radhe nuk behet fjale per dhjetra miliona euro, por per nje goditje alla-Marotta me parameter zero.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane: “Sulmi i qarte dhe i shpejte per Kumbulla nuk do te thote se Interi ka mbaruar pune me perforcimet ne mbrojtje.”

‘”Tani e ka radhen nje blerje me parameter zero ashtu si eshte ajo e Jan Vertonghen qe per Interin eshte nje mundesi e mire merkatoje.”

“Ai te ofron eksperiencen e duhur dhe nje te kaluar me mbrojtje me tre, pikerisht dicka qe mbrojtesat aktual te Interit nuk e gezojne. Ai ka luajtur me kete skeme edhe me pare.”

“Pastaj, ne klubin zikalter ne kete moment ka vetem nje lojtar qe luan me kemben e majte. Me te, do te ishin dy te tille. Per te duhet mundur edhe konkurenca e Romes qe eshte gati ti ofroje belgut nje kontrate tre vjecare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.