Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

76 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti ka vendosur: ja formacioni i Interit qe do te perballet me Milanin!

Spalletti ka vendosur: ja formacioni i Interit qe do te perballet me Milanin!
Inter Club Staff

Ishte Icardi ne derbin e fundit por kesaj radhe ai nuk eshte sepse pasi i hoqen shiritin e kapitenit ai vendosi te braktise anijen zikalter. 

E nuk hipi me qe prej asaj dite duke e lene anijen ne mesin e stuhise. Por tani skuadra po luan ne fushe pa ate dhe per te dhene nje kunderpergjigje pas eleminimit ne Europa League do te jete Lautaro Martinez nga minuta e pare.

Sipas te rejave me te fundit, me ate ne sulm do te jete edhe Perisic me Politanon te cilet do te provojne te japin nje dore ne sulm per Interin dhe per shokun e tyre te skuadres. Tek ata te tre Spallettin beson shume.

Ne mesfushe rikthehet Brozovic nga minuta e pare i cili pritet te kete shok reparti Vecinon dhe Gagliardinin. Ky i fundit eshte dyshimi i vetem qe Spalletti ka: ai luan nje bluze titullari me Borja Valeron.

Nderkohe ne mbrojtje rikthehet Asamoah nga minuta e pare dhe tek e djathta duhet te luaje Danilo D’Ambrosio. Ne qender te perhershmit Skriniar dhe De Vrij. Pastaj ne porte Samir Handanovic, kapiteni zikalter.

Keto pritet te jene formacionet e dy skuadrave sot ne fushen e lojes:

MILAN – Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paquetà; Suso, Piatek, Calhanoglu;

INTER – Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, de Vrij, Asamoah; Gagliardini, Brozovic, Vecino; Politano, Lautaro, Perisic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.