Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

‘La Casa de Papel’ qe po luan Marotta: bllofe dhe gracka per te gjithe nderkohe qe Interi i jep gaz ne merkato!

‘La Casa de Papel’ qe po luan Marotta: bllofe dhe gracka per te gjithe nderkohe qe Interi i jep gaz ne merkato!
Inter Club Staff

Cfare dreq letrash ka fshehur ai kete dore? A ka ne dore ndonje cift letrash qe do fitoje lojen, apo ndonje qe po luan bllofin? 

Duhet llogaritur mire gjithcka, sepse bllofet e Marottes jane shume te veshtira per tu interpretuar edhe kjo eksperience e tij e fundit tek Interi po e tregon me se miri aftesine e tij te madhe te manipulimit kur vjen puna tek merkato.

Kjo sepse merkato eshte nje labirint i madh me rruge qe kalojne tek njera-tjetra disa here ne menyre te crregullt dhe me qindra njerez brenda qe kerkojne rrugedaljen.

Aty brenda. Marotta eshte nje person qe nuk humbet kurre rrugen dhe njeh cdo rrugice te saj. Njejte sikur ta kishte ndertuar vete.

Nga Spalletti tek Conte, nga Kulusevski tek Tonali, ish-drejtuesi i Juventusit ne merkato ka kohe qe po zhvillon nje duel me Fabio Paratici, ish-nxenesin e tij te koherat e Juventusit dhe armiku i pare ne aktualitet.

Kjo sepse ndermjet atyre te dyve nuk ka me asnje mardhenie miqesore, por vetem dinamika merkatoje te egra. Dinamika qe e kane bere Marotten ti mendoje nga dy here strategjite e tij.

VRAPI DREJT TONALIT, ESHTE AI OBJEKTIVI I PARE I MADH I INTERIT 

Le ta fillojme nga Tonali. Probleme nese permendni emrin e tij. Deri disa muaj me pare, mesfushori i Bresicas nuk duhej te permendej.

Fjalet e Marottes keto: nuk mund te arrijme dot tek ai, kushton shume. Keshtu deklaronte ai per cdo interviste kur futej ne valle emri i mesfushorit te lindur ne vitin 2000.

Nje mohim strategjik ky dhe i vendosur. E besonte edhe ai deri ne nje pike ate qe thoshte. Por ne dakt ne ato kohe ai ka filluar kontaktet e para dhe tratativat me Brescian per lojtarin per te marre nje premtim dhe per te parakaluar Juventusin.

Nderkohe, disa muaj me pare, Interi kishte siguruar Kulusevskin, Juventusi beri nje oferte me te larte dhe Marotta vendosi te mos e barazonte oferten e Juventusit. Pse? Sepse Marotta ne te vertete deshironte Tonalin dhe nese Juventusi shkonte per Kulusevskin, atehere rruga per italianin do te ishte e lire totalisht.

MARREVESHJA PER CHIESA, SHUME BLLOFE DHE SHUME FJALE 

Jo vetem Marotta do e deshironte ne skuader Federico Chiesan. Sulmuesi i krahut dihet tashme qe pelqehet shume nga Conte dhe ai per te eshte ne krye te deshirave te merkatos se ardhshme.

Nga Interi bejne me dije se sezoni i fundit pak negativ i lojtarit ka futur disa dyshime. Me mire Castrovilli, thonin disa. Por ky eshte nje bllof i madh. Te gjithe e dinin se vullneti i Castrovillit eshte qe te qendroje edhe nje sezon ne Firenze.

Por gjithashtu, te gjithe e dine se objektivi numer nje te Fiorentina eshte pikerisht Chiesa dhe Interi i ka ofruar disa lojtare ne shkembim Fiorentines. Ne kembim jane ofruar lojtare te nivelit Nainggolan dhe Dalbert. Tratativa eshte super e hapur.

PO PER CHRISTIAN ERIKSEN, E MBANI MEND SE CFARE THOSHTE?

“Konkurenca e Real Madrid eshte shume e forte dhe ne cdo menyre nuk shoh ndonje spirale qe lojtari te vije ne janar tek Interi.”

Edhe njehere nje loje me finte nga Marotta qe nderkohe qe kishte ne xhep ‘po’-ne e lojtarit dhe te agjentit per transferimin ne Milano, dilte dhe bente keto deklarata.

Keto citime jane vetem dsia shembuj qe tregojne me se miri si operon Marotta ne merkato dhe se cfare peshe ka ai sot ne fushen e tratativave.

Ne Itali ka nga ata qe betohen se mbreteresha e merkatos tani eshte Interi dhe eshte thjesht ceshtje kohe qe gjerat te fillojne te xhirojne me se miri edhe ne Milanon zikalter.

Nderkohe. eshte pikerisht Marotta ne qender te revolucionit zikalter. Deri perpara 6 muajsh, medonit vertete qe nje lojtar si Eriksen do te vinte dot tek Interi? Le te themi te verteten: jo. Te gjithe mendonim se Interi nuk ishte gati per nje goditje te tille.

E ja tek jemi sot. Christian Eriksen eshte vetem i pari i nje liste te gjate goditjesh qe Marotta dhe Interi do te beje per te eleminuar totalisht distancen me Juventusin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.