Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

893 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica frikeson tifozet: “Inter mund te perfundoje jashte Champions ne rast se Serie A nuk fillon.”

La Repubblica frikeson tifozet: “Inter mund te perfundoje jashte Champions ne rast se Serie A nuk fillon.”
Inter Club Staff

Ne rast se Serie A nuk do te rifilloje, ka shume teori qe po qarkullojne ne lidhje me ate qe pritet te ndodhe. 

Nje prej tyre eshte edhe menyra se si do te quhet klasifikimi per kualifikimin ne Champions League sezonin qe vjen.

Kjo eshte nje problematike jo e vogel per Ligen e Serie A por edhe per vete UEFA-n.

Sipas asaj qe shkruan La Repubblica, gazetari Fluvio Bianchi shpjegon se si ne kete moment jane tre teori kryesore qe mund te vihen ne pune.

“Per sa i perket Kupave Europiane, ka disa teori qe kundershtojne njera-tjetren.”

“Nje teori eshte qe te mos quhet klasifikimi i ketij sezoni por te meret per baze klasifikimi i sezonit te kaluar duke qene se ky sezon nuk ka perfunduar zyrtarisht. Kjo eshte nje teori pak e mundshme.”

“Nje teori tjeter nderkohe eshte qe te quhet klasifikimi qe eshte ndalur ne javen e 26 te Serie A. kete sezon.”

“Kjo eshte ajo qe preferon Federata e Futbollit ne Itali, qe nese UEFA do i kerkoje klasifikimin per te percaktuar skuadrat qe do te bejne kupat Europiane, ato do te preferonin kampionatin e ketij sezoni qe ta merrnin parasysh.”

“Ne kete menyre, do te shkonte ne Champions Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta. Por me sa duket ka edhe nje teori tjeter qe UEFA ka propozuar per Federatat.”

“Ne kete teori, skuadra si Interi dhe Atalanta shihen si jashte Champions Leagues se ardhshme.”

“Pse? Shume e thjeshte: UEFA ka propozuar qe te merret parasysh klasifikimi Europian i skuadrave nga UEFA (ranking UEFA) duke pare qe sezoni nuk ka perfunduar.

“Ne kete rast, ne Champions League do te shkonte Juventusi (ne vendin e 5), Roma (ne vendin e 15), Napoli (ne vendin e 16), Lazio (ne vendin e 36).”

“Ne kete menyre, Inter dhe Atalanta qe gjenden sot ne vendin e trete dhe te katert do te mbeteshin jashte UEFA Champions League sepse gjenden ne pozicionin e 51 dhe 52.

“Gjithesesi per momentin kjo eshte vetem nje teori qe do te gjente kundershtimin e forte te shume klubeve Europiane. Topi tani ka kaluar per Ceferin.”

Ne kete moment nuk dihet nese shkrimi i La Repubblica eshte i sakte apo i bazuar vetem ne thashetheme, por nese do te ishte e vertete, do te ishte nje nga idiotesite me te medha ne historine e futbollit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.