Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

570 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica hedh bomben: “Icardi tek Inter? Ja cfare po ndodh: ai eshte gati te rikthehet sepse…”

La Repubblica hedh bomben: “Icardi tek Inter? Ja cfare po ndodh: ai eshte gati te rikthehet sepse…”
Inter Club Staff

Pas ndarjes nga Wanda Nara ka pasur me te vertete shume lajme per te ardhmen e Mauro Icardit ne rast se kjo ndarje do te konfirmohej.

Gjithesesi, duket se cifti eshte bashkuar perseri dje, por nuk perjashtohet qe ata te kene perplasje te tjera ne te ardhmen sipas asaj qe shkruan La Repubblica ne Itali e cila tregon edhe per nje hipoteze te bujshme.

Sipas tyre, nje mundesi reale eshte edhe ajo e rikthimit tek Interi me ambientin zikalter qe mbase nje Icardi pa hijen e Wandes nga prapa do e kishte me te lehte per ta pranuar.

“Ata qe jane vertete afer tij, kane treguar se Icardi nuk deshiron te qendroje ne asnje moment larg vajzave te tij.”

“Por kjo nuk do te thote me patjeter qe ai duhet te kthehet ne Itali, por kjo eshte nje deshire e madhe e tij.”

“Ne Serie A lojtari ka shenuar shume dhe do te bente shume mire ne tre skuadrat me te medha te Italise qe do e pranonin me krahe hapur.”

“Inter per shembull po kerkon nje zevendes te Edin Dzeko dhe Icardi, qe e njeh Interin me mire se cdo lojtar aktual te zikalterit, do te vinte direkt ne Milanon zikalter pa u menduar dy here.”

“Ai nder te tjera te Interi do te gjente mikun e tij te shtrenjte Lautaro Martinez me te cilin shkemben jo pak here mesazhe edhe ne rrjetet sociale.”

“Pastaj eshte edhe Juventusi me Milanin, skuadra qe kane nevoje edhe keto per nje sulmues, por preferenca e tij do te ishte Interi.”

Kjo eshte ajo qe shkruan La Repubblica, edhe pse duket shume e veshtire qe Icardi te kthehet tek Interi nderkohe qe aty eshte Beppe Marotta.

Ai nga Interi eshte larguar me probleme te medha dhe pasi ka shktaktuar shume deme per klubin zikalter.

Gjerat qe sollen largimin e tij kane qene vertete te renda: qe te deklaratat e gruas se tij qe e ben te humbase shiritin e deri tek refuzimi per te zbritur ne fushe per te luajtur.

Ne ate kohe akuzonte se i dhimbte gjuri, por ne fakt ajo qe i dhimbte Icardit ishte vetem krenaria e tij qe nuk do te ishte me kapiten i skuadres.

Gjithesesi, duhet te presim dhe te shohim ate qe do te ndodhe, edhe pse nje rikthim i tij ne Milano duket me shume si fantazi se sa realitet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.