Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

804 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica hedh bomben: “Interi ka marreveshje me Conten: ja detajet e saj. Ai do te vije menjehere pas Spallettit.”

La Repubblica hedh bomben: “Interi ka marreveshje me Conten: ja detajet e saj. Ai do te vije menjehere pas Spallettit.”
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte shume afer zgjidhjes se kontrates me skuadren e Chelseas.

Ai ka nje kontrate te pambyllur me ta dhe ka muaj qe po tenton ta zgjidhe ate perfundimisht.

Sot eshte lene nje takim ndermjet tij, perfaqesuesve te tij dhe perfaqesuesve te Chelsea dhe mund te kemi nje marreveshje per kete gje. Kujtojme qe ai eshte shkarkuar ne korrikun e shkuar nga Chelsea.

Nderkohe, kjo zgjidhje kontrate ka menjehere si pasoje Interin, sepse sipas informacioneve ne mediat italiane, do te jene pikerisht zikalterit skuadra e se ardhmes per teknikun Italian.

Me te gjitha gjasat ai do te pasoje Spallettin ne Milano qe duket se ka ardhur ne fund te aventures se tij tek Interi.

Por cfare pritet te ndodhe? Kete gje e ka shpjeguar ne shkrimin e saj La Repubblica: 

“Ne fakt, nuk ka asnje skuader te madhe ne keto jave qe nuk ka menduar se ai eshte tranjeri i duhur per te nisur nje projekt te ri dhe fitues.”

“Kur themi skuadra te medha kemi ne mendje Juventusin, Interin, Milanin dhe Romen, skuadra qe do e mernin me sy mbyllur Conten por per nje arsye apo per nje tjeter, skuadra me afer teknikut eshte pikerisht Interi.”

“Nderkohe Conte eshte nje tranjer qe nuk pelqehet vetem ne Itali: ai pelqehet edhe nga Bayern dhe United, por keta te fundit sapo kane nenshkruar nje kontrate tre vjecare me teknikun e tyre aktual.”

“Conte nga ana e tij ka vendosur qe deshiron te rikthehet ne pankine pas nje viti pushim dhe po pret pergjigjen e takimit te sotshem per ta bere kete gje. Sot te gjithe do te jene ne gjykaten e Londres per te marre nje pergjigje nese Conte do mund te largohet me demshperblim nga Chelsea apo jo.”

E perditshmja kujton (ne nje linje me mediat me te medha italiane) se “Conte kushton shume, te pakten 10 milione euro ne vit edhe pse jane te negociueshme.”

“Te luash ne Champions League dhe te kesh tranjer Conten ne pankine eshte e detyrueshme: per motive ekomomike natyrisht, por edhe per ceshtje ambicjesh.”

“Per kete nodshta prespektiva e kthimit tek Juventusi eshte e mundshme, por ai nuk e deshiron nje rikthim te tille dhe Allegri i ka goxha te larta shanset per te qendruar.”

“Por nuk mbyllet gjithcka ketu: Interi ne kete pike eshte pista me e mundshme per Conten dhe ai me te gjitha gjasat do te pefundoje tek Milano zikalter e per kete duket se kemi nje marreveshje te fshehte.”

“Suning eshte ne avantazh ndaj te gjitheve dhe e preferon ate ndaj kandidaturave te tjera. Por per kete ka ndikuar me siguri nje emer: Beppe Marotta.”

“Ai bashke me Conten i ka ndare te gjitha sukseset tek Juventusi ne te kaluaren dhe ishin ata arkitektet e Juventusit fitues qe nuk eshte ndalur me.”

“Pas ardhjes se Marottes ne Milano ka pasur me shume se nje diskutim dhe mes tyre ka nje marreveshje qe ne momentin qe Spalletti do te largohet, telefonaten e pare do e marre Conte.”

“Per Interi ne ri qe do te nise pa Spallettin me te gjitha gjasat, do te ndertohet nje skuader per Champions e me shume mundesi pa Icardin dhe Perisic e me njerez te nje eksperience jashte normales si Godin. Keto gjera nuk ja ofron dot as Milani e as Roma ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.