Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

699 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica hedh bomben: “Lautaro te Barca dhe Griezmann tek Interi: ja detajet e super ofertes.”

La Repubblica hedh bomben: “Lautaro te Barca dhe Griezmann tek Interi: ja detajet e super ofertes.”
Inter Club Staff

Cdo dite qe kalon, qendrimi i Lautaro Martinez tek Interi duket gjithmone e me shume i mundshem.

Por pista qe e dergon argjentinasin tek Barcelona mbetet e gjalle dhe nuk do te zhduket deri ne fund te merkatos.

Ashtu si shpjegon sot La Repubblica, klubi katalanas, fale nje subvencionimi te nje fondi privat, po punon fort qe te kenaqe Interin nga ana monetare per Lautaron por kete marreveshje e ndalon edhe rrregulli i ri i La Liga per shkak te pandemise.

E keshtu, gjithcka mund te arrihet nese ne kembim tek skuadra e Interit vjen nje lojtar shume i rendesishem i Barcelones.

“Barcelona vjen nga nje plusvalence shume e larte e arritur me shitjen e Arthur tek skuadra e Juventusit.”

“Barcelona nderkohe, ka ende per pune qe te shese lojtare te tjere per te kapur parametrat e Fair Play Financiar sepse eshte ende larg.”

“Por si mund te realizohet Lautaro Martinez? E thjeshte: duke ofruar tek Interi kartonin e Griezmann.”

“Lojtari e ka prishur marreveshjen me tranjerin Setien qe kunder Atletico Madrid ka preferuar nje 20 vjecar me emrin Puig.”

“Kjo ka qene dicka e veshtire per tu kaperdire. Dhe ja tek vjen mundesia e merkatos qe ben tifozet e Interit te enderrojne.”

“Per te kenaqur kerkesat e Interit dhe per te marre El Toro ne Barcelone, ata po tentojne te fusin me te vertete ne tratative kartonin e Grizou.”

“Per kete tratative me sa duket po punon nje agjent shume i njohur, por emri per momentin nuk behet i ditur.”

E perditshmja italiane me pas tregon se si nje nga nyjet e kesaj marreveshje eshte rroga qe merr francezi te Barcelona.

Ai perfiton rreth 17 milione euro ne sezon. Nje rroge kjo shume e larte per nje klub si Interi ku rroga me e larte eshte 7,5 milione euro.

Por nje zgjidhje mund te jete qe Interi ta marre lojtari ne huazim me detyrim blerje per 1 ose 2 vite, dhe nje pjese e rroges se lojtarit gjate ketyre 1-2 viteve te paguhet nga Barcelona.

Pak a shume, dicka e ngjashme me ate qe eshte arritur me Sanchez nga Manchester United ne veren e shkuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.