Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica ngre dyshime te forta: “Marotta nuk po tregohet i sinqerte: po mundohet te demtoje Milanin duke…”

La Repubblica ngre dyshime te forta: “Marotta nuk po tregohet i sinqerte: po mundohet te demtoje Milanin duke…”
Inter Club Staff

Nga Onana tek Kessie, Insigne dhe Belotti: Interi eshte shume e kujdesshme per situaten e lojtareve me paramter zero.

Nder ta, me siguri qe nje nder pistat qe eshte diskutuar me shume eshte ajo e lojtari te Milanit, Franck Kessie qe eshte kthyer ne nje problem jo te vogel te ‘kushurinjve’.

Per kete ka folur diten e sotme edhe e perditshmja italiane La Repubblica e cila nder te tjera ka ngritur dyshime te forta.

Sipas tyre, Beppe Marotta nuk po tregohet i sinqerte ne te gjithe kete histori dhe ne nje fare menyre po demton Milanin.

“Ne kete moment qe po flasim, Inter dhe Marotta nuk po tregohen te sinqerte ne lidhje me objektivat e tyre.”

“Interit po i pelqen te marre lojtare me paramter zero nga Milani dhe vetem disa muaj pas Hakan Calhanoglu zikalterit kane hedhur syte te Kessie.”

“Edhe pse Marotta e mohon, ai ka pasur kontakte me agjentet e lojtarit (edhe pse nuk perjashtohet hipoteza se kane qene agjentet ata qe kane kontaktuar Marotten).”

“Por me dashje apo pa dashje, hapja qe ka pasur Marotta ndaj agjenteve po demton jo pak Milanin qe aktualisht nuk mund te arrije te rroga qe Kessie kerkon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.