Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

660 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Repubblica – Po afron Inter-Lazio por Spalletti ka frike ta aktivizoje Icardin: ja pse!

La Repubblica – Po afron Inter-Lazio por Spalletti ka frike ta aktivizoje Icardin: ja pse!
Inter Club Staff

Demtimi i Lautaro Martinez mund te sjelle nje zhvillim qe nuk pritej ne procesin e rikthimit te Mauro Icardit si sulmuesi titullar i Interit. 

Me sa duket, eshte pikerisht ndeshja me Lazion ajo qe do te jete pika e ktheses.

Per kete gje ka shkruar sot La Repubblica e cila ka treguar edhe pse Spalletti ne nje fare menyre ka  frike ta aktivizoje Icardin te dielen dhe ka shpjeguar edhe pse:

“Opsioni per te hedhur nga minuta e pare argjentinasin, opsion qe nuk mendohej deri dje por sot eshte dicka qe mund te ndodhe vertete duke pare demtimin e Lautaros, po qarkullon ne ambjentin zikalter dhe po ben Spallettin te mendohet realisht.”

“Ne Appiano Gentile ka nga ata qe betohen se edhe pse Icardi ka pasur nje periudhe te gjate fizioterapie (35 dite) ku nuk eshte stervitur me skuadren, sulmuesi duket ne forme shume te mire dhe nuk e ka humbur aspak ate ku keto dite ka rene ne sy edhe ne stervitje.”

“E perkthyer kjo, ai eshte ne gjendje per te luajtur me shume se nje pjese diten e diele.”

“Zgjedhja finale ne cdo rast do te jete e Luciano Spallettit i cili po mediton ende per ndeshjen e se dieles dhe nuk e ka vendosur ende formacionin.”

“Por pse e ka dyshimin Spalletti per ta hedhur ose jo Icardin nga minuta e pare? Shume e thjeshte. Spalletti ka frike te hedhe Mauriton ne fushe pikerisht ne Meazza sepse mendon se vershellimat do te jene te shumta duke e vene lojtarin ne veshtiresi e keshtu reaksioni zinxhir do te kalonte edhe tek Interi.”

“Per Spallettin, Icardi do te ishte mire qe ndeshjen e pare ta luante larg Meazzes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.